Komuna Ulqinit: Emërimet e reja, Beci kontrollon plotësisht komunën

May 31, 2016   | Politika

Safet-Beci-zyra-ne-komun-ulqinNë emër të “treshes opozitare” e cila nënshkroi Marrëveshjen për organizim të zgjedhjeve të lira dhe drejtë, kontrollor në Komunë të Ulqinit do të jetë funksionari i URA-së Safet Beci, mëson Portali Ul-info.
Beci deri para pak kohësh kryente funksionin e nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.

Sipas dispozitave të Marrëveshjes, ai në Sekretariatin për financa dhe buxhet do të ketë kompetenca shtesë: qasje ditore në të gjithë kartelat analitike, në ndarjen e të gjithë formave të ndihmës sociale dhe në punësim në kohë të caktuar dhe të pacaktuar në administratën lokale.

Përndryshe, opozita do të ketë edhe disa vende në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike në komunë të Ulqinit.