Cungu takon ish punëtorët e hotelit “Otrant”

June 17, 2016   | Shoqëria / Društvo

Keko-Lamoviq-puntoret e OtrantitPërfaqësues të sindikatave  të hotelit ,,Otrant ,, të shoqeruar  nga Kryetari i sindikatës komunale Keko Lamoviq  u takuan  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu. Në takim edhe njëherë u cekën problemet me te cilat prej disa vitesh ballafaqohen ish punëtorët e këtij hoteli.

Kryetari Cungu  u shpreh i gatshëm  që ti dalë në ndihmë kërkesave të punëtorëve. Ai komunikoi  me Ministrine e punës dhe përkujdesjes sociale  me qëllim që kërkesat e kahmotshme të marrin rrugën e zgjidhjes dhe të realiyohen të drejtat e tyre.