Nika: Sektori joqeveritar – si puna e “ Lara Klosit…” – që këndoi Fishta

June 24, 2016   | Opinione

Muhamet NikaMuhamet  Nika:  

LARA KLOS   MORE  LARAKLOS , VETË  SHKRUAJ  E  VET VULOS , E  KËRKUSH  NUK  TË  THET  MOS..?!!

Këtyre ditëve , në opinion,  pamë   që  kryetari Cungu, të ketë qenë   i bombarduar nga  shoqatat e  këtij sektori,   të cilave  siç  thuhet,  u mohohet e  drejta  e  ndarjes së  mjeteve  buxhetore  , edhe  përkundrejt   vendimit  të    kuvendit për  realizim  të ndarjes .

Me gjithë këtë , për korrektësi duhet cekur që  evidentohet se  si shfrytëzuesit e  mjeteve , nga shoqatat, asnjëherë nuk dorëzuan  raport  financiar  të shfrytëzimit  të  mjeteve  për projekt të realizuar  , si kusht  që do të nevojitej , për të përfituar mjete e  projektit  të radhës   për konkurrim në komunë.

Merret  vesh që Kërkesa e parë – ankesë, nga ana  tyre, që iu dorëzua Kryetarit të Komunës N.CUNGU, të konsistonte në dy çështje:

  • në themelimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe
  • në shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve, të parapara për OJQ në Buxhetin e Komunës për vitin 2016.

Kërkesat  e këtilla  tepër reale  dhe të ligjshme  nuk do të duhej  të guxonte  asesi  që  të mos  respektohen …. Por kuptohet  nëse OJQ-të janë të regjistruara dhe të konsiliduara  sipas parametrave ligjore. Mirëpo ajo që bie në sy për momentin  –  rreth gjendjes së ligjshmërisë në  punën e komisionit për vlerësim të projekteve  ,  nga përbërja e më prshme,  është  fakti i pa diskutueshëm  i cili vërehet   se si  edhe vetë përfaqësuesit  e këtij komisioni, kanë  rrëshqitur – në konflikt të interesit , ashtu si  partitë  politike  të cilat  e  formuan  atë me vendim kuvendi !!  Ata  u pa të kenë   degjeneruar  –  thjeshtë  vetëm në mbrojtje të interesave  të veta -personale ,  që i lidhin  me projekte  të shoqatave  inekzistente ?! Kurse  në opinion  thirreshin   “ në emër të ligjit “  dhe “interesit publik “ –   të cenuar…duke”  harruar ..” që vetë  ata ,  janë kah e  cenojnë atë…?!!!

E gjithë kjo   arsyetohet ,nga shembulli  i keq  i komisionit për ndarjen e mjeteve nga viti që shkoi. Shembulli tregon se si ata kishin krijuar një rreth të mbyllur me aplikim  të     praktikave  të  pa ligjshme të ndarjes së mjeteve që zakonisht  mbyllet –  aty ku fillon: TI MUA-  DHE UNË TY…?!  TË TJERËT  LE TË KËNAQEN  ME  ATË  TË  LARAKLOSIT….?!!

Ndarja e këtillë  e pa rregullt e mjeteve që ndodhi vitin paraprak  u hetua kur  “ SHOQATA DON GJON BUZUKU”, ME TË DREJTË KISH REAGUAR  DHE GJYKATA E KISH SHPALL  NDARJEN E MJETEVE TË PA LIGJSHËM. Kjo është arsyeja  kryesore , e mos ndarjes së tyre , e jo ajo që thuhet në kumtesën e shoqatave drejtuar Cungut.

 Atëherë , kuptohet- KUR KJO NDODHI…,  mbi bazën e ligjit –  NDARJEN  E  BËRI  ish kryetari F. Gjeka , sipas prioritetit  të vendosur nga vetë AI , E JO  MË ATË QË KISH VENDOSUR  KOMISIONI KOMUNAL  I  NDARTJES SË MJETEVE..?!!

Shkeljet ligjore  vazhdojnë..?!
Sipas vendimit   në fuqi të komunës- i cili është anti kushtetues, individë të këtij sektori, kanë krijuar monopol të ndërsjellë në ndarjen e “TORTËS BUXHETORI..” , pasi  kanë përjashtuar  nga konkurrenca  në konkurs individët- personat  fizikë?!!

Bile puna ka  arritur deri aty  , sa që , duke qenë të zgjedhur në komision , kryetarët e shoqatave  , fillmisht  përkrahnin projektin e vet (në emër të interesit të përgjithshëm- me disa mija euro )…, dhe pas taj  me radhë vazhdonin të kënaqnin – me euro… , njëri tjetrin…., duke mos dhënë llogari  për mjetet e shpenzara  e  duke mos  i arsyetuar ata  fare me fletë  pagesa shpenzimesh ?!

EDHE SHPALLJA PUBLIKE  E CUNGUT  ËSHTË E PA LIGJSHME

Deri sa  në konkursin publik të shpallur nga Cungu , të mos futet  norma ligjore  , që kandidati për anëtarë të komisionit të ndarjes së mjeteve  , “ duhet  të deponojë edhe vendimin e  pëlqimit të organit kolektiv të shoqatës-  që e përkrah kandidaturën..” dhe  për deri sa  në vend të dëshmisë publike  për realizim të projekteve  nga shoqata   në  vitin e shkuat , të mos u kërkohet – raporti  financiar  i miratuar  për projekt in   përkatës nga financuesi ,   dhe të mos  sanksionohen për pjesëmarrje  në konkursin e shpallur   të gjithë ata anëtarë  të shoqatave që abuzuan me shpërndarjen e mjeteve  në vitin e kaluar – hesapet do të vazhdojnë të jenë të pa pastra .

 Mendojmë që deri sa kjo të mos ndodh , kuptohet  se   dikush përsëri  do të marrë guximin të ankohet- për të mos thënë paditë komisionin që pritet  të ngrihet rreth vlerësimit të projekteve?!!