Parkingjet publike në Ulqin mbesin problem për qytetin – Video

June 29, 2016   | Shtypi / Mediji

Parkingjet publike në Ulqin mbesin problemProblemi i parkingut në Ranë të Ulqinit është i theksuar edhe këtë vit dhe shkakton shamata të shpeshta të vendasve dhe qiramarrësve të lokaleve dhe policëve komunal, shkruan e përditshmja “Vijesti”, kurse në gjuhen shqipe rapoton portali Ul.info.

Problem i veçantë, thonë vendasit, paraqet pjesa e shëtitores kah Kacemja dhe Kalaja ku parkimi është ndaluar.

Derisa nga Policia komunale pohojnë se punojnë sipas ligjit, hotelieri Januz Elezagiq thotë se është i hidhëruar me sjelljen e tyre. Thekson se deri tani ka marrë disa dënime për parkim të parregullt dhe se policët komunal selektivisht dënojnë. Ai pohon se vendparkimi para lokalit të tij është shndërruar në vend parkim.

Edhe banori i Kalasë Ismet Karamanaga është i pakënaqur që Rana nuk ka më shumë vendparkime më shumë për Ranacakët dhe banorët e qytetit të vjetër. Ai thotë se është i detyruar ta parkojë makinën poshtë Kalasë, përballë kishës, ku, siç pohon, hajdutët pak kohë më parë ja kanë vjedhur dritën e makinës.

“Prishjet në makinës janë të shpeshta. Mua ma vodhën, e pronarit të makinës afër meje ja thyen”, thekson Karamanaga.

Drejtuesi i Policisë komunale Saubih Mehmeti ka thënë se e kupton pakënaqësinë për shkak të aksionit por që ato veprojnë sipas ligjit.

“Dy vite kemi punuar në mënyrë preventive, kemi paralajmëruar, kemi biseduar me ato që parkojnë makina. Tani duhet të punojmë në mënyrë represive, jemi të detyruar, sepse nëse i lëshojmë të parkohen, rruga drejt molës do të ishte e palëvizshme dhe do të shkaktonim bllokadë. Këtë nuk do ta lejojmë, e kjo është në interes edhe të atyre që ankohen”, tha Mehmeti.

Ai mohoi se punonjësit e tij sillen në mënyrë joprofesionale. “Kjo nuk është e saktë. Përkundrazi, shpesh jemi në situatë të pakëndshme sepse nuk na respektojnë dhe na ofendojnë”.