Lypsarët në rrugë të Ulqinit, problem ende i pa zgjedhur – Video

July 10, 2016   | Shoqëria / Društvo

Lypsarët ne Ulqin-semaforatFoto: DAN

Në komunën e Ulqinit edhe pse është një gjendje jo e mirë sociale, nuk do të duhej që të lejoheshin lypsarë nëpër rrugë dhe lokale. Shumë lypsarë në Ulqin nuk dalin se kanë nevojë, por për të përfituar apo siç tha një qytetar, “për të bërë biznes”, sepse “ky është biznesi i tyre”, përmes të cilit “bosat” e tyre përfitojnë, raporton portali TV Teuta.

Në Ulqin lypsarët shihen çdo ditë e më tepër nëpër rrugë, restorante, bare, etj duke kërkuar para. Janë me dhjetëra lypsarë që kërkojnë para, ndoshta jo nga halli, por nga përfitimi i tyre.

Lypsarët në derën e Xhamis të Detarëve në Ranë

Lypsarët rëndomë janë fëmijë lypsarë, prej 7 deri në 15 vjet dhe femra me fëmi që rrijn nëpër trotuaret e Ulqinit e sidomos pran semaforave të komunës së Ulqinit.

Shumica e lypsarëve që dalin nëpër rrugë e kërkojnë para, kryesisht janë romë të ardhur nga veriu i Malit të Zi, por ka edhe të tjerë që janë nga Serbia apo Kosova. Numri i lypsarëve që dalin nëpër rrugë dhe kërkojnë para është i madh, të cilët shihen në çdo rrugë, sidomos në qendër të qytetit dhe nëpër rrugët kryesore, aty ku frekuentimi i njerëzve është më i madh. Këto pamje kur lypsarët me dorë të shtrirë kërkojnë para në rrugë nga veturat, i japin imazhe të këqija qytetit të Ulqinit dhe i nevrikosin qytetarët si dhe turistat e këtij qyteti.

Në Ulqin është bë shprehi me që lypsarët shkojnë nëpër lokale, sidomos nëpër restorante e byfe për të kërkuar para, duke ua prishur disponimin qytetarëve .

Organet kompetente do të duhej të merreshin me largimin e tyre, sepse mos largimi i tyre nga rrugët dhe lokalet, po shkakton nevrikosje te qytetarët, si dhe po japin pamje të shëmtuara dhe imazhe të këqija për qytetin e Ulqinit.

Zakonisht, informacionet me karakter të këtillë, mund të sigurohen në Qendrën për Punë Sociale të qytetit apo dhe institucione të tjera dhe të dhënat që do të vinin do të ndihmonin për të verifikuar ose për të hedhur posht atë që thuhet në ketë reportazhe.