Nika: Votuesit shqiptarë – tradhëtisë , t’i përgjigjen me tradhëti..?!!

July 13, 2016   | Opinione

Muhamet NikaVUJANOVIQ  –  SHPALL ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Ky  kuptohet se është  mendimi im personal , por që  është  zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë.  E  precizuar , edhe më qartë ,  do të thotë se shqiptarët –tradhtisë  në zgjedhje , kësaj radhe  – duhet t’i  përgjigjen me tradhti ..?!

Ndërsa  e thënë edhe më shqip , do të thotë që  , nëse  partia në pushtet i gënjeu me vite  partitë shqiptare  në përfaqësim   rreth numrit të deputetëve-  ku sipas nevojës   “iu vidhte …” nga një deputet …,  ose shpesh i mashtronte  edhe  me lugë boshe …. !!! Atëherë vetëm  një tradhti  zgjedhore (SHQIPTARÇE)– do të shlyente tradhtitë e shkuara dhe këtë që po u përgatitet  nda deputetët shqiptarë .

Ç’ është më e keqja  , kësaj radhe  , në këtë punë të ndyrë  e të pistë, është përzier edhe vetë  Ilir Meta- kryetari i kuvendit shqiptar, i cili jo pa qëllim , i dha në Podgoricë Gjukanoviqit dekoratën e flamurit shqiptarë – për të kënaqur dhe udhëzuar  votuesit shqiptarët….., e  në anën tjetër , për të motivuar demat (deputetët)serbë  që janë të ndjeshëm në ngjyrën e kuqe?!Por që edhe ky veprim i  Metës , në fund të fundit u shkon për shtat….?!!

Kujto këtu,  normën kushtetuese  e cila thotë :” në çdo 6000  votues , zgjidhet  1 deputet. Atëherë shqiptarët  me  30mijë votues  i bie të kenë  5 deputetë.

Por me kalimin e kohës, si rezultat i tradhtisë së qeverisë dhe vetë tradhtisë së deputetëve  tanë , shohim që  ky numër , të binte nga 5- në 4 deputet,  pastaj nga 4 në  2 deputet dhe së fundmi, nga  2  do bjerë në një , apo  asnjë deputet. Thjeshtë do të na mbesë  të kënaqemi   edhe ndonjë ditë , me  deputet shqiptarë të Dps-it….?!

 

Si të veprohet për t’i shpëtuar kësaj të keqeje….?!!

Duke pasur parasysh që bojkotimi , masiv i zgjedhjeve , me gjithë atë , do të ishte me pasoja dhe me hakmarrje  të dyfishta, nga partia në pushtet  , po dhe nga partitë nacionale ,  atëherë shqiptarët  do të duhej që masovikisht  , të dalin në zgjedhje dhe të anulojnë votën e vet..?! Sepse vetëm kështu , do të dënonin  vetë tradhtinë e partive nacionale dhe tradhtinë e partisë në pushtet.

Me këtë veprim ,shqiptarët ,do të tregonin pjekurinë e vet duke mos  e favorizuar    DPS-në ,  kurse  në anën tjetër ,do të  mbronin veten  nga “korrupsioni politik e publik ” i partive nacionale..?!!!

 

 Vazhdon

Pse  në këto zgjedhje , nuk bën të shkojmë si cjapi , te kasapi….,  ashtu si na mësojnë  partitë nacionale?!!