U mbajt „Festa e Kulturave“ në Salzburg Sh.A. Tradita morri pjes

July 13, 2016   | Reportazh / Reportaža

Festa e Kulturave në Sazburg - Tradita-Ana-Malit-U mbajt „Festa e Kulturave“ për të gjitha kombet e kombësitë që jetojnë në Salzburg

Shkruan: Miftar Zagragja

U mbajt „Festa e  Kulturave“  në Sazburg të Austrisë ku  këte aktivitet   e organizon vetë shteti i Astrisë. Në këtë tubim kulturor ku marrin pjesë të gjitha kombet dhe kombësitë që jetojnë në Austri, mori pjesë edhe Shoqata Austriako-Shqiptare ,,ALEKSANDËR MOISIU” nga Salzburgu.

Ky aktivitet është një shembull i mirë ku tregohet se si diaspora jonë shqiptare po organizohet dhe në të njëjtën kohë u ofron të rinjve tanë të shpalosin vlera nga  kultura dhe tradita shqiptare.

Programi  vijoi me valle e këngë të përgatitura enkas për këtë tubim. Si i tillë ky aktivitet ka karakter kulturor dhe u realizua si rezultat i kontributit  të artistëve dhe këngëtarëve të mirënjohur të  Sh.A. “ Tradita Ana e Malit nga Ulqini”

Me programe të pasura kulturore, me pika të shumta muzikore dhe valle tradicionale shqiptare  u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, sepse programi i shfaqur  paraqiti një thesar të vërtetë kulturor.

Artistët pjesëmarrjës  u duartrokiten nga të pranishmit e shumtë.

Nga kjo shihet se Shqiptaret nga te gjitha trojet shqiptare po afirmojnë kulturën dhe vlerat e vendit tonë, kur dihet se nuk është aspak e lehtë të bëhet një organizim i tillë, megjithëkëtë një organizim të tillë po e realizojmë që mënyrë që të kenë mundësi që të takohen të rinjtë e të rejat shqiptare, e po ashtu t’i bëjmë me dije shtetit të Austrisë se shqiptarët janë integruar plotësisht në shoqërinë austriake.

Festa e Kulturave ishte një aktivitetet, në të cilin u mirëpritën  pjesëmarrësit dhe kontribuesit nga mbarë komuniteti shqiptar sie dhe  ai  austriak e ma gjerë.

Kryetarja  e shoqatës  Lulavere Islami dhe anëtarët e  kryesisë, Vera Obwegeser,Xhevdet Mehmetaj,Shkelzen Balaj,Vahid Zaga dhe Januz Berisha, vijnë nga treva të ndryshme shqiptare.

Arsyeja për themelimin e shoqates  ishte bashkimi i Kombit, dhe  Lidhja e  Shqiptarëve në Salzburg dhe kudo  në Austri. Shoqata Austriako Shqiptare ,,ALEKSANDËR MOISIU” në Salzburg, është regjitsruar me këtë emër, sipas ligjit për Shoqata në Republikën e Austris:Österreichisch Albanische Gesellschaft ,, ALEXANDER MOISSI”Salzburg.

Emri u arsyetua me faktin se Mërgimtaret që jetojnë në Austri, në shenjë nderimi dhe respekti  për të madhin Aleksandër Moisiun e  pa vdekshëm.

Artisti i madh shqiptar, Aleksander Moisiu,u lind më( 2 prill 1879  dhe vdiç më 22 mars 1935 ).

U lind në Trieshtë nga prindër shqiptarë mërgimtarë.Kishte  nënë  Amalia de Radën nga shqiptarët  arbëreshë, të shpërngulur që nga koha pas vdekjes së Skënderbeut për në Sicili të Italisë. Rrjedh nga një  familje e njohur me tradita patriotike e kulturore,

Babai i Aleksandrit quhej Moisi Moisiu. Gjithashtu nga një familje me tradita patriotike e kulturore, e njohur që nga  koha e Skënderbeut e deri në ditët tona, duke i dhënë  emra të shquar artit, shkencës dhe historisë. Ishte nga Kavaja afër Durrësit  në Shqipëri. Nga robëria osmane  pesë shekullore, prindët e Aleksandrit ishin të detyruar të jetonin  në vende  ndryshme të  Europës, pra në mërgim.
Moisiu prej një vendi në vendin tjetër, varësisht se ku i kërkonte puna e tregtisë  prindërit e tetë femijëve, ..

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainciu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars(aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë.

 Bashkëkombasit tanë, që nga koha kur kanë ardhur e deri tani,kanë arritur të integrohen në jetën dhe shoqërinë austriakë, por  kanë arritur që ta ruajnë edhe gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. Kurse bashkëkombasit tanë të moshës të re, të gjithë, pa përjashtime ndjekin mësimin plotesues ne gjuhen shqipe.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm  për të ruajtur gjuhën kulturën dhe traditën shqiptare. Ky organizim i shkëlqyer është meritë e të gjithë Kryesisë se Shoqates Austriako- Shqiptare “ Alexander Moissi” Salzburg,  dhe bashkeatdhetarve qe jetojn ne Salzburg me rrethin sie dhe te gjitha nenave dhe grave shqiptare qe kontribuan me gatime tradicionale, pasi qe institucionet e dy shteteve shqiptare nuk ju pergjigjen thirrjes se Shoqates per mbeshtetje.

Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër  të përkushtimit  për kulturen shqiptare. Kryesija e Shoqates falenderon te gjith ata qe dhan kontribut dhe ndihmuan ne finalizimin e keti projekti madheshtore.