Ministri Bajrami do qëndron për vizitë në Ulqin

July 16, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ministri Bajrami në UlqinKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi  raporton që të hënën për një vizitë pune në Ulqin do të qëndrojë Ministri i arsimit , shkencës dhe teknologjisë në qeverinë e Kosovës Arsim Bajrami  me bashkëpuntorët e tij.

Ministri Bajrami është ftuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, me përfaqsuesit e të cilëve do të mbajë një takim në sallën e vogël të Komunës ës Ulqinit me fillim në ora 12.00. Ky është një rast i mirë që ministrit kosovar ti parashtrohen problemet me të cilat përballen studentët nga Mali i Zi që duan të regjistrohen në fakultetet e Kosovës, si dhe problemet e arsimit në përgjithësi.