Në parlamentin e Malit të Zi do të flitet edhe shqip

July 19, 2016   | Shtypi / Mediji

Kuvendi-i-malit-te-ziPrej sot (e hënë), deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi mund t’i mbajnë fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Darko Pajoviq, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një “projekt pilot”.

“Prej sot, përmes një projekti pilot në Malin e Zi, mundësohet që deputetët shqipotarë të flasin në gjuhën shqipe. Kjo është dhe arsyeja që kemi kufje përpara”, ka thënë ai.

Të hënën, në bankat e deputetëve të Malit të Zi ishin vendosur kufje për përkthim simultan të fjalimeve të deputetëve. (r.m.)

illyriapress