Eksperiencë e pushimeve te nje familje nga Ulqini ardhur nga SHBA – Video

July 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Family Cobaj from USA in Tara Rafting-1Ilir Cobaj ardhur nga SHBA thotë se jan të impresionuar nga magjia natyrore e kanjonin te Lumit Tara, në Mal të Zi.

Sot ai ka publikuar në rjetin social Facebook dhe Instagram, disa fotografi nga kjo eksperiencë e tij për të cilën thotë se po e përjeton për herë të parë, pavarësisht se ajo bukuri, ndodhet vetëm 2 orë larg Ulqinit.

Ilir Cobaj me familjen e tijë morën pjesë në Raftingut Grupor në lumin Tara, si dhe në vizitën së kanjonit, si dhe lëshimin në ZipLine afër Parkut Nacional të Durmitorit.

Duhet cekur se kanjoni i Tarës është Kanjoni më i gjatë dhe më i thellë në Evropë dhe është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Gjithashtu, thellësia dhe forma e lumit kanë bërë që ky vend të frekuentohet nga mijëra sportdashës, natyralistë, turistë malor, dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Albumi ekskluziv i një udhëtimi fantastik në vendlindje nga Ilir Cobaj, Suzana Cobaj, Edvin Cobaj, dhe Adrian Cobaj do mbese  e paharueshme në raftingun e kanjonit Tara, ku u bë një përvojë e paharrueshme për këto djelmoça të ardhur nga Nju Jorku, ku kombinuan sportin, adrenalinën, por edhe relaksimin dhe shoqërimin me antarët e grupit.

Këto fotografi jan nga Edvin Cobaj me banim në Nju Jork vlerësohet nga mediat si fotografi që ka të bëjë me një album të veçantë mbi pushimet ne Ulqin e në pergjthësi të Malit të Zi.

Ne i urojmë një pushim të këndshëm Familjes Cobaj në Ulqin

Familja-Cobaj-ne-Kotor-Montenegro Familja-Cobaj-Parku-Nacional-Lovqen-Mali-Zi

Ulqin-Ulcinj-Montenegro-Ec.photo-Edvin-Cobaj

Ulqin-Ulcinj-Montenegro-Ec.photo-Edvin-Cobaj-1