Gjendje e keqe e arsimit shqip në Mal të Zi – Video

July 24, 2016   | Kulturë / Kultura

Ministri Arsim Bajrami ne UlqinShqiptarët në Mal të Zi janë të pakënaqur me gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe dhe kërkojnë nga institucionet shtetërore të vendit respektimin e të drejtës elementare të arsimit në gjuhën amtare. Ata kërkojnë që tekstet dhe programet shkollore të përfaqësojnë vlerat dhe kulturën kombëtare të nxënësve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në shumë objekte shkollore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë kuadër, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami ishte këto ditë për një vizitë në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO

YouTube Preview Image