Libri “Kërcimi i Drenushës” i Nexhat Halimit botohet në Ulqin

July 29, 2016   | Kulturë / Kultura

Kërcimi i Drenushës-Nexhat Halimi-UlqinE veçantë e këtij libri është ajo se jo vetëm se janë të botuara në Ulqin, por të gjitha poezitë janë kushtuar qytetit të Ulqinit. Botimi i librit të Nexhat Halimit paraqet urë bashkëpunimi mes Ulqinit dhe Kosovës si dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes Ulqinit, si sinonim i detit, dhe qendrave tjera të Kosovës, shkruan KultPlus.

Në kuadër të veprimtarisë botuese SHB Diti&Oli ULQIN nga planet për vitin 2016 sot nxori nga shtypi librin më të ri me poezi të Nexhat Halimit me titull “Kërcimi i Drenushës”. Libri në vete përmban gjithsejt 108 poezi të ndara në 2 cikle. Cikli A ka deti zemër, i cili ka 41 poezi për fëmijë, ndërsa cikli i dytë Zogu sjell lajmin në liman sjell poezi për të rritur. E veçantë e këtij libri është ajo se jo vetëm se janë të botuara në Ulqin, por të gjitha poezitë janë kushtuar qytetit të Ulqinit. Botimi i librit të Nexhat Halimit paraqet urë bashkëpunimi mes Ulqinit dhe Kosovës si dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes Ulqinit, si sinonim i detit, dhe qendrave tjera të Kosovës.

Në botim të Gazmend Çitaku, redaktor i librit është poeti ulqinak Jaho Kollari, pikturat në ballinë janë të Salih Lutollit, ndërsa shtypin e librit e mundësoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Nën logon e Ulqinit Kërcimi i drenushës është libri i tretë i Nexhat Halimit, pas dramave për fëmijë Trëndafili me zemër dhe Vetëtima e shpatës, i cili botohet në Ulqin./KultPlus.com