Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetarja e Qeverisë Azra Jasaviq

August 6, 2016   | Politika

Azra-Jasavic-Nazif-Cungu-Ulqin-UlcinjAjo u prit nga Kryetari i Komunës  Z. Nazif Cungu dhe bashkepunetoret e tij. Në takim u prekën një  sërë temash veçmas  ata që kanë të bëjnë  me planet  detale urbanistike dhe  thithjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë. Kryetari Cungu theksoi  se për projekte madhore  komunës së Ulqinit i duhet përkrahja e  Qeverisë .

Nga ana  tjeter nënkryetarja Jasaviq, veçoi potencialet e mëdha që ka  Ulqini  dhe  mundësinë e valorizimit  të pjesëve të ndryshme  të  cilat veshtirë se mund të bëhen pa përhkrahjen e Qeverise së Malit të Zi. Më pas  udheheqësit  komunal  në shoqerinë dhe të nënkryetares  vizituan Kriporen dhe Anen e Malit  te qytetit tonë.