UDSH dhe Forca së bashku në zgjedhjet e tetorit 2016

August 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

UDSH dhe Forca së bashku në zgjedhjet parlamentareUnioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Forca e Re Demokratike kanë arritur marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016.

Forca e Re Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve të mërkurën janë marrë vesh që të paraqiten së bashku në zgjedhje, në një listë zgjedhore.

Të dyja partitë do ta organizojnë bashkërisht fushatën zgjedhore duke ruajtur identitetin partiak.

Në kumtesën e këtyre dy subjekteve thuhet:

Forca e Re Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve kanë arritur marrëveshjen që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin në koalicion, i cili do të jetë i hapur edhe për subjektet e tjera shqiptare.
Në kumtesën për media të këtyre partive thuhet se ky koalicion është i domosdoshëm për arritjen e qëllimeve të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe se bisedimet me partitë tjera do të vazhdojnë në të ardhmen.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari Forcës, Nazif Cungu dhe ai i UDSH-së, Mehmet Zenka.

UDSH dhe Forca së bashku në zgjedhjet -1