Silver Korda: Koment mbi situaten aktuale politike që rëndon gjendjen ekonomike të Ulqinit

August 21, 2016   | Bota, Opinione

Silver KordaK O M E N T

Vite me radhë (më së pakti për 25 vitet e fundit) po shkruhet, komentohet, analizohet, propozohet, sypozohet, konstatohet dhe parashifet, në tekste, raporte, shkresa, komunikata, referate, skica dhe projekte, prognoza të ndryeshme dhe të shumta optimiste dhe pesimiste, në media digjitale, internetike, gazeta të shumta në Mal të Zi (shqip dhe sllavisht) mbi Ulqinin, lidhur me Ulqinin, për Ulqinak, për situatën politike, ekonomike, sociale, turistike, mentale, kulturore, historike, strategjike, mos/perspektivat e rinisë të Ulqinit, atmosferën lokale politike, mbi korrupcionin, familjarizmin, nepotizmin (ekonomi baballare) nënshtruarje, struktura mafioze, fraksionizëm, sahanlëpirësinë kasabiane, lokalpatriotizmin, sistemin ”ti mu-unë ty”, manipulime, uzurpime, grabitje dhe shitëblerje të pronave shoqërore me çmime “me qesh lakuriqi…”!

Gjatë njëzet e pesë vitesh të fundit u ndruan shumë kryetar me nënkryetarët (herë edhe disa njëkohësisht) në komunë të Ulqinit, me to poashtu shumë “stafe” dhe këshillëtar politik, u themeluan gati/ose më shumë se 10 parti të ashtuquajtura shqiptare. Në realitet, themelimin e tyre jo vetën që e toleroj pushtet/ari kryesor i Podgoricës, por edhe i përkrahi dhe nxiti sipas metodit të vjetër 500 vjeçar “… përçaj dhe sundo”! Nuk ka nevojë me këtë rast të përsëritet kronologjia e ngjarjeve të panumërta lidhur me kte fenomen: përçarjet, kacafytjet, intrigat, akuzat reciproke me bazë e pa bazë, me argumente apo pa to, fyerje dhe ofendime, lufta për karrikë dhe interese vetiake, nënshkrimi i vendimeve për shkatrrimin e objekteve kapitale-eksistenciale të Ulqinit nga “subjektet politike”, drejtoreshat/drejtorët, referentet/tët e ndryeshëm të enteve dhe organizatave të ndryeshme komunale…

Pra, gjatë tridhëjetë vitesh të fundit, e pastaj prej rastit në rast, qoft në biseda, diskutime apo reagime ose komente në media të ndryeshme, kam thanë, kam deklaruar, kam konstatuar ose shkruar i bindur thellë, me fakte dhe argumente, që Ulqini nuk mund të zhvillohet, nuk do të ketë ardhëmëri, prosperitet dhe perspektivë, nese një ditë nuk do ta udhëheqi një Ulqinak me ekipë të disa Ulqinakve, të cilit kanë jetuar, punuar, janë arsimuar dhe kanë thithur vetit pozitive, saktësinë, korrektsinë, koordinimin e punës, zbatimin e koncepteve dhe projekteve të ndërmarrjeve ku kanë punuar, janë disciplinuar, kultivuar, më së pakti një dekadë ose më tepër në shtete perendimore: Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluxit, Skandinave, Amerikë, Australi… Kjo nuk do të thotë se Ulqini nuk ka sot kuadro politik të gjeneratës së re, si Dritan Abazi më së pakti edhe 20-30 moshatarët e tijë nga gjithë partitë në Ulqin (me potenciale intelektuale, energji të pashterrshme, elan dhe ambicie, perspektivë dhe dijeni të duhur, vlera të larta morale).

Këtu duhet domosdo të akcentohet rëndësia e rolit të gruas, fëmrave të gjeneratës së re intelektuale, integrimi i tyre më intenziv dhe konkret në gjitha strukturat politike, menaxhuese, duke marrë parasysh faktin se ato janë më suptile, më të vendosura në raste të caktuara vendimtare, ku mashkujt dëshmojn ose hamendësin dhe pengojn vehten me dilema dhe mentalitet shpesh “maçoist”. Mënyra e logjikimit, senzibilitetit, ndjeshmërisë dhe instinktit tipik femëror janë parakushtet e rëndësishme për zbatimin dhe realizimin e vendimeve pozitive, delikate politike, humane, sociale. Koha e sotme kërkon koncepte tjera, vendime tjera, strategjit e realizueshme, konsekuencë në zbatimin e vendimeve ligjore, diplomati në komunikim me popull, sinqeritet me votues, vendosëshmëri dhe moral të lartë njerëzor, si parakusht i arritjesë së rezultateve pozitive, për zhvillim, prosperitet. Femrat janë ku e ku më punëtore se mashkujt, se po të ishte e kundërt, kishin me e menaxhuar meshkujt amëvisninë (punët e shtëpisë, të cilat shpesh nënvlerësohen nga “burrat”). Punët, detyrat, obligimet, përgjegjësia e gruasë në familje dhe shoqëri, janë shumë më delikate dhe të rënda se sa e mendojn ose e konsiderojm “burrat”. Nuk thotë kot ajë proverbi ulqinak: “…punët e shpisë e të qeverisë nuk marojn kurr!” Pra, sidomos nëse e zbërthejm kte filozofi të thjeshtë, vinim deri te rezymeja logjike: punët e shtetit nuk përfundojn kurr, por të shtëpisë/amëvisnisë edhe më pakë. Kështu vijm deri te përfundimi logjik: gruaja/femra mundet ti zbatoj edhe punët e shtetit me më durim dhe aftësi se sa meshkujt/burrat! Por, kjo nuk do të thotë që çdo femër është e aftë për politikë, e meshkujt edhe më pakë.

Por, ajo çka i mungon apsolutikisht të gjithë “subjekteve politik” (frazë e përditëshme në fjalorin politik në Mal të Zi dhe më gjërë), liderëve partiak, drejtorave, shefave, referentëve dhe personave tjera në pozita dhe funkcione shoqërore, sociale, ekonomike, kulturore, arësimore, ndërmarrëjet shoqërore ose private, është: praksa, praktika e punës konkrete, në vende pune, në terren, aty për aty, efikasiteti, zbatimi i obligimeve, përcaktimeve ligjore, disciplina dhe konsekuenca e realizimit të qëllimeve të përcaktuara ligjore, punuese, zbatimin e projekteve konkrete statutore, rregullore.

Një shembull banal (për kuptimet ballkanike): një person nga komuna e Ulqinit i cili ka punuar në shtetet Perendimore 10, 15, 20 e mos të flasim 30 vite, si kamarjer, kuzhinar, shitës, mekanik, ose ndonjë detyrë tjetër edhe më delikate dhe përgjegjëse, mundet në Ulqin dhe kudo në Mal të Zi të udhëheqë çdo hotel, ndërmarrëje tregtare me filiale të shumta, fabrikë industriale, rreparte teknike, ente ose institucione shoqërore, komunale, shtetrore, ekonomike, sociale, edukuese, shkollore, më efektiv, më eficient, më profit dhe me rentabilitet afatëgjatë. Pse? Prap shembull “banal”: në Perendim nuk mundet askush të futet në pozitë/detyrë drejtorit një hoteli, firme, entit, fabrike, nëse nuk ka bërë praktikën si “shegërt” (paralel me mësim) gjatë gjithë shkollimit, arsimimit, aftësimit profesional dhe intelektual. Pra, drejtori i një hoteli ia nisë aftësimin profesional ashtu që vitin e parë punon si “shegërt” në kuzhinë të një hoteli, vitin e dytë është në restorant si kamarjer, vitin e tretë në recepcion dhe administratë; pas kryerjesë së shkollës së lartë turistike dhe praksës së përmendur paralel me mësimin shkollor, shkonë në një hotel tjetër në shtetin e tijë apo shpesh në shtetet të huaja, si asistent i shefit të kuzhinës, ose si asistent i drejtorit të hotelit dhe pas 5-7 vitesh konkuronin si drejtora të një hoteli ose objektit turistik në shtetin amëz, me eksperiencë dhe dijeni praktike, stabile, me idea të reja, ambicioz, me elan, vullnet dhe vendosëshmëri. Kjo vlenë poashtu edhe për kuadro të menaxhmentit të lartë: bankar, politik, social, ekonomik, të cilët po në të njejtën mënyerë dhe me të njejtat metoda e “pjekin” profilin e tyre profesional me punë praktike, “në teren”, në “mejdan” të proçeseve konkrete, aty për aty.

Ka shumë bashkëvendas tonë të komunës së Ulqinit në mbarë botën që kanë korr suksese jo vetën në fusha dhe lami “banale”, por si menaxher, avokatë, drejtora, e njëkohësisht me eksperincë politike, pragmatike, aftësim strategjik, organizatorik, koordinues. Ato dinin se si funksionojn sistemet partiake, shtetrore, ekonomike, finansiare, administrative të shteteve ku jetojn ose kanë jetuar dhe jetonin edhe më tutje, por tash vizitojn vendlindjenë disa herë në vit dhe qëndrojn me javë dhe muaj. Veç një shembull konkret: Cafo Boga të cilin e shohim shpesh dhe shumë aktiv në mbarë trojet shqiptare, sidomos në Ulqin. Personat si ky janë të aftë ta udhëheqin edhe shtetin e jo një administratë komunale si e Ulqinit. Po e përsërisë: po të ishin në pushtet shtetror dhe lokal “subjekte politike”, “stafet eksekutivë” përsëmarit, ligjor, të civilizuar dhe pa interesa personale, vetiake, me vlera morale të ngritura qytetruese e jo me bindje se me metoda dhe mentalitet se shteti dhe komunat “janë lopë për mjelje të qumshtit”, si këto eksistuese, do të kishte shpresë për Ulqin.

Një kombinim i personave të afta të komunës së Ulqinit, të rinjë, ambicioza, korrekt, të disciplinuar dhe me idee progresive sociale dhe humane, me ato persona “nga Perendimi”, me eksperiencë të madhe pune, praksë në sistemet efektive të menaxhimit me metoda perendimore, kishte me qenë kombinimi ideal, efektiv, stabil, afatgjatë, social dhe përsëmarit për ardhëmerinë e Ulqinit, gjegjsisht, të gjeneratave të reja të komunës së Ulqinit.

Nuk ka zhvillim as prosperitet në vende ku politikanët bërin çmosin të ngriten në fotela privilegjuese me qëllime profiterike, “me marrë rrogën”, me u ngop sa më shumë gjatë legjistraturës 4 vjrëçare (e mos të flasim për dy herë nga katër vite). Në Perëndim liderët e partive kenë qëllime strategjike, ideale politike për të mirën e shtetit, kantonit, komunës, qarkut, mëhallës (Quartier) për ardhëmërinë sa më të mirë dhe përsëmarit për gjeneratat e reja. Ato janë finsnciarisht të pavarur, janë veç në funksione ose detyra drejtuese me rroga të larta, ose kanë firmat e veta. Dhe, nëse i zgjedhin në pozita dhe funksione shtetrore, kantonale, komunale politike, partiake, ato ia dorëzojn udhëheqjen ose anëtarve tjerë familiar, ose menaxhmentit drejtues të firmësë dhe i kushtohen prosperitetit dhe mirëqenjesë mbarëshoqrore.

Sot, pas tri dekadave, jo vetën që po e theksoj edhe një herë, por edhe më i bindur se kurr, po e përsërisi tezën e lartëpërmendur si të vetmen për rrugëdalje nga kjo gjendje e mjrueshme në Ulqin. Natyrisht, nën këtë diktatur të pushtetit central dhe despotizmit të Knjazit dhe vlladikave të tijë, as që mundet, as që lejohet, e as që mund të ëndërohet për një ndrim progresiv, efikas, me perspektiva të zhvillimit pozitiv, punësimit të kuadrove të reja, të aftësuar në lami dhe profile të ndryeshme, duke i shfrytëzuar të gjitha resurset natyrore, bujqësore, turistike, mikro ekonomike, solare, medicinale klimatike si dhe qindra mundësi dhe variante tjera që i ofron Ulqini me vendet përreth. Ky diskurs sistemik nuk pretendon të jet apriori zgjedhje për të gjithë problemet e sotme të situatës dezastroze në Ulqin, por veç nji ide ose koncept për diskutimet dhe zgjedhjet e ardhëshme pozitive, konkrete dhe efikase.

Kjo është e realizueshme dhe mujtur veç me zgjedhje të reja, apsolutikisht të pavarura nga Pushteti/pushtetarët e Malit të Zi, me mundësi të zgjedhjesë të kandidatëve të pavarur, të lirë dhe jopartiak, sipas dëshirës dhe bindjesë apsolute të lirë dhe vullnetit të mirë të popullit. A do të vijë ndonjë herë deri te realizimi i këtijë koncept politik? Po! Edhe 5, 10, apo 15 vite..? Kush e di… Pa realizimin e kushteve statutare, ligjore, demokratike, zgjedhjeve të lira, pa ryshfete dhe pa blerje të votave me miell, vaj, benzinë, para, pa shtruarje rrugësh-asfalti “5 minuta para dymbëdhjetë” në mëhalla të caktuara, demek për të mirën e banorëve, e në realitet shkaku se aty banojn edhe “subjektet politikë”, pa ngritjen e vetëdijesë politike, qytetare, sociale, kulturore, humane të votuesve-popullit, i cili kishte me e kuptuar një herë e përgjithëmon, se veç kështu mundem me ia siguruar fëmijve, nipave dhe mbesave një ardhëmeri të gjelbër, të bereqetshme, me vende pune, me siguri sociale, zhvillim ekonomikë… Një jetë më të lumtur, me një dinjitet më human dhe të ngritur se sot.

Silver Korda Facebook