Nika: Si duket bashkëpunimi Cungu – Gjeka më mirë se kurrë ?!! Ndera ka nderën e peshku ka erën….?!!

August 22, 2016   | Opinione

Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu-ishe-kryetari-Fatmir-GjekaNë prag të përmbysjes së pushtetit të Gjekës, nga ana e Cungut, që ia zuri karrigen …, pamë se si  ai  po e përbalte  Gjekën si shembull i punës së keqe dhe si nuk  do duhet të punohet?! Sidomos kur ishin në pyetje fletëpagesat  e dyshimta  që përmendte ai, po  nuk u lanë pa u përmendur edhe picat …., e hamburgerat , për çka gati sa nuk thanë –  i  mbetshin  në fyt…?!

Dhe kur e dëgjuam këtë- Të gjithë menduam dhe e arsyetuam punën e tij,  pasi haptas,  u shpreh se ai faturat e dyshimta  nuk do t’i njohë dhe nuk do t’i paguaj duke filluar nga ato të mjeteve të OJQ-ve dhe  deri te faturat e ndriçimit publikë- me firmën  Elektro  fer …. Emrin e saj  për fatura të  dyshimta e pat përmendë  edhe kur ish në pozitë më parë..?!!

Por mjerisht- aktualisht po shohim se paratë po vazhdojnë të  çohen për fatura  me nënshkrim të Gjekës-  përmes  gjyqit dhe Cungu po  e hesht punën  duke mos u ankuar – ose  nuk po i jep urdhër për ankesë sekretarit për mbrojtje të pasurisë .

Mbase  me këto  “poteze  “ edhe  Cungu, është duke larë ndonjë borxh të vjetër të , F. Gjekës, nga koha kur e ndërroi atë si kryetar komune. Nuk i thonë kot : Ndera ka nderën e peshku ka erën….?!!

Sa për vete, njoftoj  që  kur portali lajme .me .  “zbuloi “se “si kisha gjetur mënyrën për të përfituar nga nënshkrimi i Gjekës”,  i cili më kish akorduar një shumë prej 1500  E,  për botim të një  libri Anti Korrupsion- në mënyrë të paligjshme …?! Me ndërrimin e kryetarëve , për tu mos u qitur havale këtyre të administratës së Cungut, e tërhoqa kërkesën duke refuzuar mjetet e dhëna  dhe duke mos i realizuar ato si po i realizojnë të tjerët.

Gjithë këtë e bëra   duke kujtuar se këta donin  të punojnë përnjëmend  e jo në kuptimin ,  sipas asaj që po del se është, boll e pate ti  dhe ma lësho edhe mu një herë  sa të kënaqëm si ti..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„