Zenka: Profiterët më të mëdhenjë ato që u larguan nga UDSH-ja

August 22, 2016   | Shoqëria / Društvo

Mehmet-Zenka-
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, në pyetjen e gazetarit të televizionit Teuta për listën tjetër shqiptare e formuar nga ish antarët e kësaj partie, tha se ato që u larguan nga Unioni, ishin pikërisht ato që edhe përfituan më së shumti nga kjo parti, raéporton portali TV Teuta.

Zenka tha se të gjithë këta persona mbulonin poste të rëndësishme dhe me benefite të shumta, të cilët e shfrytëzuan partinë për tu pasuruar dhe  në fund u  larguan në momentet më të vështira  për këtë subjekt politik.

Lidhur me copëzimin e skenës politike shqiptare në Mal të Zi, Zenka tha se kjo solli defaktorizimin e shqiptarëve , por se pas zgjedhjeve të 16 tetorit, pritet që kjo të ndryshojë, pasi edhe rrethanat politike në vend tashmë nuk janë të njëjta.