Prezantimi i aktiviteteve qe do te zhvillohen gjate muajit shtator 2016

August 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

NAZIF-CUNGU-PREZANTIMI I AKTIVITETEVE SHTATOR-2016Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, në një konferencë me gazetarë u ndal tek aktivitetet kulturore që do të realizohen gjatë muajit shtator në komunën tonë.

Qëllimi ynë tha kryetari Cungu është që të zgjasim sezonin turistik dhe të tërheqim mysafirët.

Ai shtoi se Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe Ambasada  Amerikane do të përkrahin aktivitetet kulturore me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

PREZANTIMI I AKTIVITETEVE SHTATOR 2016

 

Në muajin shtator – tetor do të organizohen këta aktivitete:

 

–         Festivali i Parë Ballkanik i Arteve ‘’ROSARY’’

 

–         Festival i Parë Ndërkombëtar i Muzikës

 

–         SLAGR Koncert

 

–         SEANEMA FILM FESTIVAL II Edition – MIND THE GAP

 

–         3RD Dolcinium International Festival

 

–         Simpozijumi shkencor ’’Konservimi dhe Mbrojtja e Qendrueshme e Kalasë’’