Zjarr masiv në Plazhin e Madh të Ulqinit

August 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

plazhi-Coco-beach-Tampico-UlqinZjarri i madh i ka përfshirë disa pjesë të Plazhit të Madh në Ulqin,plazhin Coco beach duke përfshirë edhe parkingun e plazhit Tampico.

Pesë orë zgjati të enjten lufta e përfaqësuesve të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit me stuhinë e zjarrit në pjesën e pasme të Plazhit të madh, raporton portali Ul.info.

Siç u informuam nga ky institucion, zjarri shpërtheu rreth orës 9 e 45 minuta afër Coco beach, ndërsa era e fortë e përhapi shpejt deri tek plazhi Tampico.

“Në vendngjarje doli menjëherë i gjithë mekanizimi i jonë. Na ndihmojë edhe Ndërmarrja komunale me cisternë, kështu që arritëm që zjarrin ta vendosim nën kontroll”, tha drejtuesi i Shërbimit Flamur Sela.

Ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan këtë zjarr mirëpo zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.