Klubi hendbollistik “Ulqini” do vazhdojnë stërvitjet në palestrën e shkollës ,,Mareshali Tito”

September 8, 2016   | Sporti / Sport

Klubi hendbollistik Ulqini-Nazif-CunguKlubi i hendbollit për femra dhe meshkuj ,,Ulqini ,, dhe ai i basketbollit,, Jadran,, do të vazhdojnë të stërviten në palestrën e shkollës,,Mareshali Tito,,

Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe nënkryetari Arian Murati  pritën në një takim udhëheqësit e klubeve sportive të qytetit tonë, M. Kollarin të klubit hendbollistik  të femrave  dhe meshkujve ,,Ulqini,,dhe H.Caushi  të klubit  basketbollistik,,Jadran,,Këta klube tubojnë një numër të madh të të rinjve të qytetit tonë.Kryetari Cungu fillimisht i përgëzoi  klubet për  sukseset e arritura , duke theksuar që komuna brenda mundësive  do të  përmbajë  sejcilin aktivitet të tyrin.

Nga ata  tjeter  trajnerët  duke falenderuar për pritje shprehën shqetësimin  se  ekipeve nuk ju lejohen stërvitjet e mëtutjeshme  në palestrën e shkollës Mareshali Tito,, Në fakt kjo  gjë ju është e njohur strukturave udhëheqëse komunale të cilat  menjëherë pas njoftimit kanë reaguar , duke kërkuar nga Ministri Boshkoviq , që ti japë rrugë zgjidhjeje kësaj cështjeje. Sot Kryetari Cungu përsëri ra në kontakt  me përfaqësues të Ministrisë  së arësimit  të cilët  dhanë pëlqimin që  fëmijët tanë -sportistë të vazhdojnë stërvitjet e tyre  në palestrën e shkollës ,,Mareshali Tito,,