Bashkë deri në zgjedhje Partia demokratike (PD) dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”

September 9, 2016   | Politika

Demokratska partija  i Perspektiva-UlcinjPartia demokratike (PD) dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” kanë nënshkruar sot në Ulqin marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, raporton portali Ul.info.

Nënshkruesit e këtij dokumenti, lideri i PD Fatmir Gjeka dhe drejtuesi i “Perspektivës” Amir Hollaj, kanë thënë se bashkëpunimin e mirë në nivel lokal e kanë fuqizuar me këtë marrëveshje.

Ato janë të bindur që ky koalicion, listën e të cilit do ta drejtojë ish ministri në Qeverinë malazeze dhe ish kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, do të arrijë rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 16. tetorit.

Në këtë koalicion ndodhet edhe Iniciativa qytetare e Vasel Sinishtajt nga Tuzi, ndërsa Gjeka tha se në vijim janë negociatat me disa subjekte tjera politike të cilët grumbullojnë Shqiptarët në Mal të Zi.