Forca nënshkruan koalicion me UDSH për zgjedhjet parlamentare

September 14, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Forca nënshkruan koalicion me UDSH -Nimanbegu-Cungu-Zenka-GjoniKumtesë: Nënskrimi i Koalicionit FORCA – UDSH

 

 

Ulqin, 13/09/2016

 

Forca e Re Demokratike ka përmbyllur negociatat dhe ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me Unionin Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin dy partitë kryesore shqiptare, synohet shmangia e fragmentimit të trupit elektoral shqiptar në mënyrë që vota shqiptare të jetë më e faktorizuar dhe me më shumë ndikim në jetën politike.

Përçarja politike shqiptare në zgjedhjet e mëparshme parlamentare ka shkaktuar humbjen e mandateve potenciale të cilat do të ishin siguruar nëse ne do të ishim më të bashkuar.

Prandaj përfaqësuesit e Forcës dhe UDSH-së ftojnë edhe aktorët dhe faktorët e tjerë politik shqiptar në vend që për hir të interesit kombëtar, të shmangin dallimet krahinore apo fetare, të lënë mënjanë ambiciet dhe hatërmbetjet personale, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni.

 

Shërbimi për informim