Lista zyrtare e kandidatëve “Lidhja demokratike shqiptare” Camaj dhe Dr. Jakupi

September 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Dr.Isat Jakupi-Nikolle-CamajLista  e tretë zyrtare e kandidatëve “Lidhja demokratike shqiptare” Camaj dhe Dr. Jakupi

Partitë dhe grupimet politike të cilat grumbullojnë Shqiptarët më Mal të Zi do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në tre kolona. Një kolonë do të jetë koalicioni „Shqiptarët të vendosur“, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare. Në kolonën e dytë do të jetë Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja qytetare „Perspektiva“.

Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe grupimi të cilin kryesisht e përbëjnë anëtarët e degëve të Lidhjes Demokratike nga Malësia, Plava, Rozhaja, e të cilën e udhëheq Nikollë Camaj, dhe e cila, sipas dakordimit të mbrëmshëm, në këto zgjedhje do të dal me Partinë Qendrore Shqiptare për Integrime- dr Isat Jakupi, njofton portali Ul- info.

Listën të cilën e formuan kryetari i Këshillit të Lidhjes demokratike në Malësi Nikollë Camaj dhe lideri i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime nga Ulqini dr. Isat Jakup do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me emrin “Lidhja demokratike shqiptare”.

Kjo është lista e tretë e cila përfshinë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet e 16 tetorit.

Përndryshe, të gjithë ato sot kanë dorëzuar në Komisionin shtetëror zgjedhor listën e kandidatëve për deputet dhe nënshkrimet e grumbulluara.