Nika: Edhe DPS-i e di se në Ulqin ka luajtur puna….?”

September 25, 2016   | Opinione

Shkruan  Muhamet  Nika

Në se deri në zgjedhjet  e kaluara regjistrin  zgjedhor  në komunë e bënte vetë komuna- shqiptarët , me ligjin e ri  këtë punë , tashmë e bënë  policia-shteti. Por për këtë , partitë shqiptare as reaguan dhe as njoftuan për situatën e re. Shumica e votuesve këtë  do ta marrë vesh  tepër vonë se  nuk voton  aty ku  kishin votuar   më parë dhe  që  u  duhet të vrapojnë e të gjejnë    vet  vend votimin e ri…?!

Ljoro-Loro-Nrekic-Ulcinj

Kësaj i thonë – nëse nuk më ka luajtur: Ta kallëzoj  me  gisht  nuk e din çka isht…?!

Unë nuk mundem    të besoj që gjërat në këtë punë  ndodhën  rastësisht..?!! Dhe tjetër , sikur republika të ketë dashur vetëm të punojë në regjistër ,  e jo ta përpunojë  atë, në kuptimin  që njeriu  të  mos votojë  aty ku jeton , në vendvotimin më të afërt…, ajo kur e mori këtë punë nga komuna , është dashur të marrë punën bashkë me punëtorët që e njihnin  punën,  por jo. Dhe kjo ndodhi , sepse pa dyshim që policia- DPS-i,  dëshironte të kontrollonte  votuesin , kuptohet në favor të partisë në pushtet. Ja   të shohim tashti- çfarë u  bë  konkretisht në Ulqin?! Në Ulqin shohim , se si për shembull në  vend votimin  Krythë të Anës Malit , disa nga votuesit e saj të jenë  transferuar për të votuar në Krythë të Ulqinit?”

Mansi,  njofton se në nivel të Malit të Zi, rreth 120 mijë votuesve , tu jetë ndërruar vend votimi që kuptohet se nuk është  krejt  pak…?!!

Pse u bë kjo lojë me Krythë ?!!

Kush e studion problemin e vendvotimit  Krythë, në aspektin e evolucionit të trupit zgjedhor, heton se ky vendvotim është disi i veçantë , sepse ka votues “ inteligjentë..”, që gjithë herë  përkrahin” të renë ..”?! Konkretisht kjo vlen , po ta shikojmë këtë si lokalitet i Anës së Malit e cila shquhet si zonë , që vështirë e pranon të renë dhe vështirë “të tradhton”.

Fjala bie, këta brenda Anë së Malit , të parët pranuan UDSH-në,si opsion i qytetit, për dallim prej vendvotimeve   tjerë që i mbetën besnikë lidhjes. ?! Të parët gjithnjë   në kuadër të trevës…, përkrahën DPS-in, por të parët edhe e braktisën. Të parët përkrahën Prosperitetin,  Forcën dhe pastaj Gjekën .

Si duket  puna e fshehjes ….,  u intereson edhe partive shqiptare të cilat  sikur thonë : Më mirë , të mërziten e habiten duke kërkuar veten se sa të dalin dhe  të na votojnë kundër ..?! Dhe qe pse:  hetohet që çdo njëri  – koalicion shqiptar , ka fituar nga  policia regjistrin e ri , sipas tij ,    çdo njëra  kontrollon- gjurmon votuesit e vet ku votojnë, kurse për ata që janë të dyshimtë- vetvetiu dihet  se do mbesin anash si të pa informuar dhe do e bjerrin votën?!

ANDAJ – MOS  HARRONI:  DILNI  VOTONI  DHE  ANULONI   SE  NUK GABONI…?!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„