Përplasja e politikanëve shqiptar në Zgjedhjet 2016 – Video

September 27, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Partitë shqiptare ne mal te ziDeputeti i Forcës se re dDemokratike Genc Nimanbegu, gjatë një interviste për TV Pink M, ka hedhë poshtë thëniet se partitë shqiptare kanë shkuar në Tirane për të marrë mendimet e zyrtarëve shqiptarë për listë të përbashkët. Ai poashtu vlerësoi se mandati i deputetit shqiptarë është shumë i shtrenjtë për shkak të ligjit jofavorizues. Ne në vend që të kemi 4 ose 5 deputet, arrijmë të fitojmë vetëm dy ose tre. Në pyetjen e gazetarit se si e vlerëson korrupsionin politik, Nimanbegu tha se këtë veprim e bëjnë vetëm ata politikan të cilët nuk mendojnë në mënyre afatgjate, dhe e vlerësojnë politiken si paradë mediatike.

“Politika është një punë serioze dhe çdo politikan duhet të sillet në mënyre te njëjtë si në jetën private,  ashtu edhe në jetën publike, sepse përgjegjësia e fjalës është shumë e madhe. Mesazhi i cili u jepet qytetarëve duhet të jetë i qëndrueshëm dhe njerëzorë. Ai duhet të jetë ashtu siç e ndien njeriu  dhe jo të flitet vetëm për të bërë demagogji dhe popullizëm ashtu siç dikush dëshiron të dëgjojë”, tha Nimenbegu. Kryesuesi i listës “Shqiptarët-  Me një qëllim”, Gëzim Hajdinaga tha për televizionin Teuta se bashkëpunimi i tij me subjektet që përbëjnë këtë koalicion është afatgjatë, dhe do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve parlamentare.

Hajdinaga u shpreh se sipas mendimit të tij, rezultati i mirë në zgjedhje nuk do të mungojë, pasi puna e tyre në të kaluarën tregon se ky bashkëpunim mund të jetë shumë i frytshëm. Sipas tij, përçarja u ka shkaktuar shumë dëme shqiptarëve në Mal të Zi, dhe se në skenën politike nuk duhet të ketë më shumë se dy subjekte. Hajdinaga shprehu bindjen se qytetarët janë të vetëdijshëm për figurat politike që tashmë ndodhen në skenë, dhe do ta kenë të lehtë të vendosin se kush e meriton besimin e tyre. Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve, Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se sipas sondazheve të kryera, kjo parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përsërisë suksesin e zgjedhjeve lokale.

Ai shprehu sigurinë se edhe pas zgjedhjeve PDS do të jetë në krye të Qeverisë së ardhshme, në të cilën do të ketë vend për të gjithë subjektet që janë pro Mali të Zi dhe rrugës së tij euroatlantike. Ndërsa kryetari i Malit të Zi Pozitiv, Darko Pajoviq, beson se partia e tij do të arrijë një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare më 16 tetor se në zgjedhjet e vitit 2012. Pajoviq dha vlerësim se Malin e Zi  Pozitiv aktualisht e mbështesin pesë deri gjashtë për qind. “Ne jemi duke udhëhequr një fushatë intensive dhe të sinqertë me qëllim që të forcojmë mbështetjen që marrim nga qytetarët. Qëllimi është që të tejkalojmë suksesin elektoral në vitin 2012 “, theksoi ai. Avantazh i Malit të Zi Pozitiv në lidhje me konkurrencën politike, thotë ai, është se ata janë partia e vetme që ka sjellë ndryshime të konsiderueshme politike në Mal të Zi pas 27 vitesh.

TVCG

http://rtcg.me/upload/boxFileData/2016/09/27/196328/26%20debata.mp4