Xhemal Peroviq: “Shqiptaret fituan pasqyrën e vet”

October 18, 2016   | Shtypi / Mediji

Xhemal-PeroviqNjohësi i proceseve politike në Mal të Zi në një prononcim për Gazeta e Re, Xhemal Peroviq, konsideron se zgjedhjet e djeshme janë vazhdimësi e politikës monopoliste të, siç thotë ai “regjimit i cili kontrollon çdo segment të jetës dhe atë jo vetëm publik por edhe privatë”.

“Mali i Zi është vend i vogël ku regjimi i korruptuar dhe krimi i organizuar, që lidhet me narkokartelet, ka mundësi të dirigjojë pothuajse çdo familje”, thotë Peroviq dhe shtonë se regjimi nuk ka fituar kurrë më shumë sesa i duhet, gjithmonë rreth 41 – 45 %.

Këtë pozicion ai e sheh si realitet i hidhur dhe thotë se “Shqiptaret fituan pasqyrën e vet, realitetin e hidhur, si rezultat i tolerancës ndaj te gjitha veprimeve të këtij pushteti në dëm të shqiptarëve: shkatërrimi i ekonomisë, turizmit, bujqësisë, diskriminimit në arsim, kulturë, etj.”

Pra, thotë ai se “si rezultat i kërcënimeve dhe varshmërisë nga pushteti, sot del DPS partia me e fortë në Ulqin, kurse listat shqiptare edhe pse marrin 9500 vota dhe vetëm një deputet (p.sh. një deputet, partisë në pushtet i „kushton“ rreth 4200 vota).”

Gjendjen e subjekteve politike shqiptare pas procesit zgjedhor të mbajtur dje në Mal të Zi, Peroviq e arsyeton me faktin e “përçarjeve dhe luftës politike absurde mes vete”. Ai tërheq vërejtjen se “nëse urgjentisht nuk do veprohet ndryshe, vala e shpërnguljes do të vazhdoj dhe intensifikohet”./Ul.info