Antena M – Nimanbegu: Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, nuk i mbyllin dyert e askujt

October 19, 2016   | Rajoni / Region

Thirrje për vota serbe - Reagon Genci NimanbeguLideri i FORCA-s Genci Nimanbegu ka theksuar se koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, nuk i mbyllin dyert e askujt, kur është fjala për bashkëpunim me subjektet tjera politike. Megjithatë, i kanë parimet dhe kërkesat e veta programore. Tri partitë shqiptare, anëtare të koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, kanë zhvilluar konsultime brenda koalicionit. Nimanbegu ka theksuar se janë të vendosur në qëllimin që të bëhen ndryshime të shumta në Mal të Zi.

Ai ka shtuar se të gjitha partitë e pakicave nuk kanë qëndrime dhe probleme të njëjta. Ne shqiptarët kemi problem të veçantë, por kemi edhe probleme të përbashkëta me partitë të cilat përfaqësojnë boshnjakët dhe kroatët në Mal të Zi. Ne dëshirojmë që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Jemi të vendosur që ta ndërpresim procesin negativ ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, ka theksuar Nimanbegu për radio Antena M.

RTCG