Nimanbegu – Shegrt: Materniteti ne Ulqin do vazhdoj punën si dhe deri tani!

October 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Shegrt-Cungu-NimanbeguNë takimin e mbajtur enkas për fatin e Maternitetit të Ulqinit, Ministri i shendetësisë Shegrt ka informuar udhëheqesin e Komunës së Ulqinit në krye me Kryetarin Cungu që kanë konstatuar se në Ministri është bërë gabim – kështu që nuk ka vendim për mbylljen e maternitetit por përkundrazi ai do vazhdoj punën si dhe deri tani!
Sigurisht që kjo nuk është statusi me të cilen do të kenaqen qytetarët e Ulqinit – duhet sigurohet ngritja e sherbimeve të maternitetit me Transfuzion, sallë të operimeve dhe kuadro të specializuar!

Genci Nimanbegu Facebook

Lajmë i shtuar enkas:

Takim me misistrin Shegrt: Materniteti në Ulqin do të vazhdojë të punojë

Temë qendrore e takimit ishte lajmi i publikuar ditë më parë në mediet lokale dhe rrjetet sociale për atë se Ministria e shëndetësisë e Malit të Zi ka sjellë vendim që të mbyllet materniteti i Ulqinit pas12 viteve të punës.

Ministri Shegert sqaroi se në pyetje ka qenë një lëshim i administratës teknike të cilës i është përvjellur një gabim në dokumentin në të cilin janë thirur mediumet dhe për këtë ndjen keqardhje.

Ministri sqaroi se në punën e maternitetit nuk do të këtë kurrfarë ndryshimi dhe se materniteti do të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë si deri me tani.

Ai njoftoi të pranishmit që me qëllim të ofrimit të mbrojtjes të sigurtë shëndetësore, ministria është duke shqyrtuar opsionin e gjetjes së investitorit i cili do të investonte në sigurimin e paisjeve moderne dhe  aftësimin e  kuadrit medicinal e ky është model  nëpërmes të cilit Ministria  do të tentojë që maternitetit të qytetit tonë ti sigurojë sallën e operacionit e cila i mungon dhe shërbimin për tranfuzionin e gjakut.

Investitori më serioz me të cilin jemi duke u zhvilluar bisedimet është korporata VGH e cila në përbërjen e saj ka universitetin e Harvardit dhe Asociacionin e spitalit të Harvardit të cilat për kualitet janë ndër me prestigjiozet në SHBA.

Po ashtu partner i tyre është dhe spitali i fakultetit i medicinës Berks, një pjesë e universitetit Queen Marry, pranë fakultetit të medicinës me traditë më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari Cungu falenderoi ministrin Shegert për sqarimet dhe reagimin e shpejtë dhe nënvizoi që komuna e Ulqinit do të jetë partner i Ministrisë në sejcilin projekt i cili ka për qëllim avansimin e gjendjes së mbrojtjes shëndetësore në Ulqin.

Në takim me ministrin Shegert, krahas kryetarit Cungu ishin të pranishëm  deputeti Genci Nimanbegu, nënkryetarët e komunes Vaso Radoviq, Hadixha Gjoni dhe Arian Murati, drejtori i Spitalit të Tivarit Dr.Dragan Tomanoviq, drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Ulqin Dr. Pavle Marnikoviq, kryeshefja e maternitetit në Ulqin Dr. Zylfije Duraku dhe ish Drejtori i  Shtëpisë së shendetit në Ulqin Dr. Gani Karamanaga.