Dy shqiptarë në Unionin e Shkollave të Mesme në Mal të Zi

November 3, 2016   | Reportazh / Reportaža

Dy shqptarë në Unionin e Shkollave -Mali-ZiNë Budvë nga data  28 -30 tetor të këtij viti  u mbajt  Kuvendi i dytë i Unionit të Shkollave të Mesme të  Malit të Zi. U zgjodhën anëtarët e Kuvendit dhe Këshillit Drejtues si dhe u miratua Rregullorja e   punës. Morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga pothuaj të gjitha  shkollat e mesme në Mal të Zi. Në mesin e tyre ishin edhe dy  shqiptarë, Amina Nikoviq nga Tuzi dhe Rajmond Gjonaj nga gjimnazi privat  “ Drita” – Ulqin.

Në fjalën  përshëndetëse  kryetari  Këshillit Drejtues të Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi, Jovan Bojoviq theksoi se kjo organizatë  në periudhën e kaluar është fokusuar në përmirësimin e  parlamenteve të nxënësve, themelimin  dhe përforcimin e tyre. Sipas fajalëve të tij  dy vite pas themelimit të kësaj organizzatë mund të thuhet se  ajo ia arriti qëllimit dhe se rëndësinë e saj e kanë kuptuar edhe institucionet shtetërore. “Në periudhën e kaluar kemi punuar mjaft, kurse në të ardhmen na presin edhe më shumë punë. Ne duhet të jemi të gatshëm për ndryshime dhe të jemi shtytësit më të mëdhenj të tyre, sepse forca më e madhe  jemi  ne  nxënësit e shkollave të mesme”, pohoi Bojoviq dhe shtoi se  nxënësit e shkollave të mesme përbëjnë  5 për qind të popullsisë në Mal të Zi, por përbëjnë 100 për qind të ardhmërisë sonë.

Drejtori i përgjithshëm i  Drejtorisë  për shkollat e  mesme  dhe arsimimin e të rriturve pranë Minsitrisë së së Arsimit Veljko Tomiq nënvizoi se është me rëndësi t’i motivojmë të gjitha parlamentet e nxënësve të marrin pjesë në punën e organeve të shkollës, kur diksutohet për  çështjet që kanë të bëjnë me nxënësit e shkollave të mesme, siç janë  mënyra e  mbajtjes së mësimit, problemi i vlerësimit me notë, relaizimi i provimeve, raportet në mes të  nxënësit dhe mësimdhënësit, standardi i nxënësve dhe aktivitetet e lira.

Në emër të  Entit  për Shkollim foli Radovan Popoviq,   Qendrës për Arsimim Profesional, Dushko Rajkvoiq,   Qendrës  për Provime të Malit të Zi Stana – Sanja Kallugjeroviq, Drejtorisë për Sport dhe Rini, Krsto Vukanoviq,   OJQ “ Juventas” Ivana Vujoviq dhe të  Asociacionit   të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Bosnjës e Hercogovinës Milan Gjurica. Ditën e dytë dhe të tretë  nxënësit e shkollave të mesme  duke punuar në grupe  shkëmbyen ide të ndërsjellta dhe u njoftuan se çka punojnë parlamentet  tjera të nxënësve.(Gj.Gj)