Mali i Zi, 55 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave nga viti 2004

November 3, 2016   | Shtypi / Mediji

Tea Gorjanc PrelevicPrej periudhes të vitit 2004 janë raportuar dhe ndjekur penalisht 55 raste, nga të cilat 18 janë zgjidhur, tre vetëm pjesërisht, ndërsa 34 rast nuk janë zgjidhur

Përfaqësuesja e OSBE-së për liritë e mediave, Dunja Mijatoviq i ftoi sot të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate, të zbulojnë dhe dënojnë të gjithë ata të cilët kanë kryer krime ndaj gazetarëve, duke theksuar se “është për tu  shqetësuar fakti se nëntë nga dhjetë rastet e vrasjes së gazetarëve nuk janë të zgjidhura”. Në Mal të Zi nga fillimi i vitit 2014 janë shënuar 27 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave, thuhet në raportin e Aksionit për të Drejtat e Njeriut (HRA).

Drejtoresha e përgjithshme e kësaj organizatë, Tea Gorjanc Preleviq, e cila e paraqiti raportin, “Procesuimi i sulmeve ndaj gazetarëve në Mal të Zi, 2004-2016”, tha se nga janari i vitit 2014 nuk ka pasur sulme fizike ndaj gazetarëve, ndërsa nga viti 2004, kur është vrarë kryeredaktori i gazetës “Dan”, Dushko Jovanoviq, deri në tetor të këtij viti në Mal të Zi kanë mbetur të pa zgjidhura dy të tretat e sulmeve ndaj gazetarëve ku përfshihen vrasjet, dhuna fizike, kërcënimet dhe incidentet në të cilat gazetarët janë penguar në punën e tyre. Ajo sqaroi se sipas evidencës së Aksionit për të Drejtat e Njeriut, janë paraqitur dhe proceduar 55 raste, prej të cilave janë zgjidhur 18, pjesërisht 3 ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 34 raste.

TVCG