Abazoviq: Partitë opozitare u kanë ofrua partive të pakicave mundësinë që vetë të formojnë qeverinë – Video

November 4, 2016   | Politika

Dritan-AbazovicPartitë opozitare u kanë ofrua partive të pakicave mundësinë që vetë të formojnë qeverinë të cilën vetë ata do ta përkrahnin në kuvend,ka deklarua nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq. Të gjitha partitë opozitare janë të gatshme për bisedime dhe variantet e bashkëpunimit me partitë e pakicave ,që do të thoshte edhe largimin përfundimtar të PDS.

Kjo u theksua në takimin e Frontit Demokratik,koalicionit Kluç dhe Demokratëve, i cili është mbajtur mbrëmë. Partitë e pakicave janë viktima të mëdha të zgjedhjeve jo të rregullta, për çgjë tani gjenden në minimumin historik, kur  është në pyetje numri i perfaqësuesëve të tyre në parlament, ka deklarua Abazoviq.

Në këtë takim është përsëritë vendosmëria e opozitës që partive të pakicave tu ofrohet bashkëpunimi i plotë me rastin e formimit të qeverisë ,modelin e të cilës vetë do ta zgjidhnin, ka potencua Abazoviq.

TVCG