Në Mal të Zi zbarkojnë 700 trupa të NATO-s, sinjal i fortë për Rusinë

November 4, 2016   | Ngjarjet - Events

Në Mal të Zi  zbarkojnë 700 trupa të NATO-sNATO dhe Mali i Zi janë duke kryer një stërvitje të përbashkët në kuadër të angazhimit të këtij vendi për t’u bërë pjesë e aleancës perëndimore. Stërvitja ka si synim rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së Malit të Zi për të përballuar fatkeqësitë natyrore, por edhe për t’ju përgjigjur incidenteve apo sulmeve të ndryshme me armë kimike, raporton Albeu.com.

Në këtë stërvitje marrin pjesë 700 trupa nga 32 vende të ndryshme të NATO-s.

Stërvitja në fjalë është edhe një përgjigje ndaj ndikimit rus në Ballkan dhe specifikisht në Malin e Zi, ku vetëm pak ditë më parë u detyrua të japë dorëheqjen ish-presidenti dhe kryeministri Milo Gjukanoviç.

Koha Jonë