Rusët, bjellorusët e serbët stërvitje të përbashkët në kufi me Malin e Zi

November 4, 2016   | Shtypi / Mediji

Rusët, bjellorusët e serbët stërvitje-kufiriTrupat ruse dhe bjelloruse janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Serbi.

Stërvitjet me emrin “Vëllazërimi sllav 2016”, filluan dje, me pjesëmarrjen e 150 parashutistëve rusë dhe të një numri të panjohur trupash nga Serbia dhe Bjellorusia.

Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi.

Mali i Zi është ftuar për t’ju bashkuar NATO-s megjithë kundërshtimin e fortë të Rusisë. Serbia dhe Mali i Zi janë aleatë tradicionalë të Moskës.

Syri