Një turne vjetor golfi për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e Malit

November 5, 2016   | Bota

golf për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e MalitNga Ruben Avxhiu
Shoqata Ana e Malit në SHBA ka nisur një traditë të përvitshme mbledhje fondesh për bamirësi, me anë të një turneu golfi, muajin e kaluar, në Connecticut.
Shuma e mbledhur, përtej shpenzimeve, është gati 25,000 dollarë sipas një deklarate për shtyp dërguar gazetës “Illyria”, nga presidentja e shoqatës, Emmie Salaj.
Turnetë e golfit dikur një realitet i pakapshëm për shumicën e shqiptaro-amerikanëve po përdoren gjithnjë e më tepër tashmë për të ndihmuar kauza të ndryshme. Edhe Shoqata Ana e Malit ka ndërmend që fondin e mbledhur ta përdorë për programet e saj, të natyrës arsimore dhe kulturore, në krahinën me të njëjtin emër në Malin e Zi.
Turneu u mbajt në “Burning Tree Country Club”, në Greenwich, ku po mbahen rregullisht tashmë edhe turneu vjetor i Bank Street me president veprimtarin dhe bamirësin e njohur Richard Lukaj.
“Një nga synimet kryesore të organizatës sonë është që të forcojë marrëdhëniet e saj me komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe njerëzit me origjinë nga Ana e Malit në veçanti si dhe t’u japim zemër që të përfshihen në çfarëdo projekti e veprimtarie që orgnizon shoqata”, tha Emmie Salaj, Presidente e Shoqatës.
Shoqata e ka shtrirë veprimtarinë e saj në New York, New Jersey, Connecticut etj.
“Është e rëndësishme të ushqejmë kuptimin dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë kulturore duke u bashkuar e duke mbështetur nisma si për shembull ato që lidhen me edukimin”, tha Salaj.
Shoqata Ana e Malit e ka caktuar qysh tani shtatorin 2017 për turneun e dytë të këtij lloji. Për këdo që është i interesuar, më shumë infomacion mund të gjendet e faqen e internetit: http://anaemalit.com.

illyriapress

golf për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e Malit-1 golf për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e Malit-2 golf për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e Malit-3