Halit Beci: Portreti i 85 vjeçarit me ngjyra të një detari nga Ulqini

November 10, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Halit Beci-Ulqin-1Si ta përshkruash një njeri i cili më se 50 vjet ka lundruar më anije të ndryshme nepër detë nepër botë. Ta përshkruash një fizionomi markante, të jashtëzakonshme, gjithmonë të qeshur, të butë dhe të mirë, e të mos gabosh është vështirë. Halit BECI është i moshuar, ka 85 vjet, por edhe sot, për çdo ditë, del në pazar, shkon në xhami. Rri me shokë, shumica prej të cilëve janë më të rinjë se ai, pasi që ato të moshës së tij, shumica janë në “Meteriz” ose në “Pisnjesh”.
Haliti nuk ankohet kurrë, gjithmonë është i disponuar. Në qendrimin e tij nuk mund të vërehen vështërsitë e jetës, brengat, nga lundrimet e gjata, sepse këtë e ka kuptuar si nga jeta, si fat të cilit nuk ka mundur ti iki. Deti ishte edhe është jeta e tij, thotë ai dhe kurrë nuk është i penduar, sepse përveç vështërësive dhe “buk me gjak” siç thonë detarët ulqinakë, deti ka atë bukurinë magjike të jashtëzakonshme e cila të tërheq dhe të cilën e vërejnë vetëm ata të cilët e njohin detin, ata që e duan detin, e respektojnë dhe shpesh herë i frikësohen fuqisë së tij.
Haliti ende ecën pa shkop. Ka një të ecur karakteristik, të cilët e kanë të gjithë ato të cilët kanë “naviguar”, të themë më mirë kanë lundruar me anije.
Ka filluar si i ri në “Zetska plovidba” nga Kotori, ku edhe është takuar edhe me baban tim Kapedan Hasan KARAMANAGËN. Gjithmonë e ka quajtur “Daja Cani”. Fletë me një respekt të madh për te. “”Daja Cani” ka qenë detar dhe kapedan më famë, punëtor i madh dhe detar i aft. Prej tij kam mësuar shumë. Më ka mbetur në kujtesë si njeri i cili e ka njohur detin, jashtëzakonisht mirë. Prej tij kam mësuar se detin duhet ta duash, ta respektosh fuqinë e tij, sepse ndryshe nuk mund të bëhesh detar i mirë”. Në ato kohëra ai ishte kapadani i “Javorak” një barkës më të bukur të asaj ndërmarjeje.
Më vonë Haliti “barkohet” në “Jugooceanije” të Kotorit dhe shumë vite lundrom me anije oqeanike të mëda. Shpeshherë Haliti ka qenë “Noshtromo”, i pari i ekipazhit në shumë anije. Haliti edhe tash i moshuar ka qejf të bisedojë dhe shpeshherë i tregon ndodhitë nga deti dhe nga jeta. Është një bashkëbiseduas i mirë, flet më zë të lehtë, dhe mua më duket, se kurrë nuk di ta ngrisë zërin.

Nuk është për të çuditur pse Haliti ka qenë kaqë detar i mirë. Shumë qytetarë tonë kanë degjuar dhe kanë njohuri për familjen e famshme detare BECI. Prandaj, edhe Haliti, detin, barkat dhe lundrimin e ka pasur dhe e ka në gjak nga të parët e tij si trashëgimi, pasi që “gjaku nuk është ujë” thotë populli ynë. Edhe unë, për lexuasit e fcb. tim dëshiroj ti përmendi disa detar dhe kapedana të njohur nga kjo familje. Familja BECI ka pasur një flotë prej disa anijesh të ndryshme, duke filluar nga ato për tregti e deri te ato të cilat edhe kanë shërbyer për mbrojtjen e Ulqinit. Disa nga këto anije janë edhe të fundosura, por disa anije edhe kanë mbetur dhe kanë vazhduar të lundrojnë në brigjet e Shipërisë. Më e njohura ishte njëra ndër barkat më të famshme në ujërat e Mediteranit dhe Adriatikut “URSHAJA E DETIT” nën komanden e kapedan Ismail BECIT.
Mirëpo, nga kjo familje gjithashtu ishin edhe Beqir BECI I. si edhe Sulejman BECI, Beqir BECI II dhe Ibrahim BECI. Shumë nga këto kapedana kanë lundruar nën flamuri e Mbretërisë Otomane. Prandaj, edhe HALIT BECI, Rexhep BECI dhe disa të tjerë më vonë e vazhduan këtë traditë detare. Nuk jam në dijeni a ka sot, në këtë kohën moderne, më ndonjë nga kjo famile e vjetër detare Ulqinake, i cili lundron, “navigon”.
Në fund ta themë edhe një fjali. Është mirë të përmenden personalitetet siç është, ndër shumë të tjerë edhe HALIT BECI, një detar me nam. Është mirë që ai dhe një plejadë e madhe detarësh të dalin në shesh dhe nga harresa. Në këtë mënyre i dalim borxhit duke përkujtuar kështu veprën dhe trashëgiminë tonë të lavdishme detare
Unë, në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, por edhe më vonë në librin “Ulqini, monumente, portrete, ngjarje” si edhe në revista të ndryshme, kam shkruar për disa figura të cilat kanë lënë gjurmë në trashëgiminë tonë, në kulturën tonë dhe në jetën tonë.
Mendoj se edhe HALIT BECI gjendet në mesin e tyre dhe prandaj, këta padyshim meritojnë të shënohen dhe mos të harroher kurrë. Halitit BECIT i dëshiroj një jetë të bukur, të qetë dhe të gjatë.

Ismet Karamanaga Facebook

Halit Beci-Ulqin