Nika: Dritan kush e ka fajin tradhëtia apo vetëtradhtia..?!

November 15, 2016   | Politika

Filip-Vujanovic-Dritan-AbazovicShkruan Muhamet Nika

Dritan Abazoviq, po arsyetohet dhe thotë në një shkrim të vetin ” Unë, “Tradhëtari” që dua të bëjë një shqiptar Kryeministër të Malit të Zi..” duke menduar në atë se si i  priu karavanit të opozitës  serbo malazeze  në bisedime me  presidentin Vujanoviq…, si kandidat i vetëm e në emër të saj?!

Ndoshta për të kuptuar shqetësimin e tij,  para se  të përpiqemi të sqarojmë  kuptimin e fjalës tradhti Po zbuloj edhe një sekret nga koha  ime si deputet..?!

Kujtoj këtu se diku larg në  prag të zgjedhjeve 98, kur shoqëria malazeze  ishte shumë e diferencuar , mbase edhe më keq se sot dhe pritej që fitorja e “ krahut të reformuar të DPS-it” të ishte  e ngushtë , në raport me opozitën –pro serbe na vizituan do vëzhgues  evropianë nga Evropa qendrore duke qenë të interesuar të dinin , nga unë dhe Bardhi, se : Çfarë do të ndodhte , sikur DPS, të mos e kishte  shumicën pa ne, pra sikur të binte ashtu si sot, që i 36 deputet të ishte shqiptar?! Në këto situata: A do kishit kërkuar që formimin e qeverisë, ta  kushtëzoni duke kërkuar ministrin e brendshëm , të jashtëm, të mbrojtjes ose të financave…?! U përgjigjëm që jo , por do kishim kërkuar njërin nga 3 ndihmësministrat?! Si duket edhe kjo atëherë  për kohën, ashtu si sot  nuk bëntë për serbo- malazezët edhe pse  vet demokratizimi i DPS-it, u bë edhe nga gishti jonë( im..)- kur atij i bëmë ashtu si sot shumicën.  Ata , për këtë  arsye po duket nga mosbesimi , ma grabiten mandatin…?!

Por prapë po themi, sikur një kryeministër shqiptarë  i përkrahur nga opozita që për 6 muaj deri në zgjedhje të kishte përkrahjen e atyre që e vunë , të ndërrojë ligjin diskriminues  zgjedhor me një model tjetër( që shqiptarëve tu njihte të drejtën dyfishe të votës – nëse nuk bënë një) dhe të pranonin që ndonjë nga 3 zëvendës ministrat të ishin shqiptarë, unë nuk shoh diç të keqe në këtë mes që të përkrahet edhe demokratizimi i opozitës pro serbe , në Mal të Zi.

Për ndryshe  nuk ka kuptim një përpjekje e tillë. Shqiptarët gjatë historisë, kanë pasur ministra e kryeministra në qeveri të ndryshme e deri te papët e selisë së shenjtë dhe pastaj deri te perandorë  të cilët i përmendë dhe Kurani…?!

– Shih  historinë e shokëve të  shpellës – që fjetën 300vjetë  dhe që i ndiqte Dokleani i pa fe- Diokleciani ilir…?!

Por prej tyre asnjë fajde dhe nuk ia vlen as sot…?!!

Edhe një sekret publik..?!

Një dekadë më pas, diku rreth viteve 2008, pas shpalljes së pavarësisë, Agjencia Damar , pat bërë një anketë me serbo- malazezët  me pyetjen: Sa për qind e tyre , nuk do ti pengonte shqiptari shef dhe sa prej tyre nuk do t’i pengonte shqiptari dhëndër..?!

Rezultati ishte alarmant dhe për ne  kontravers : 80% të tyre nuk do ta pranonin si shef, kurse do ta pranonin si dhëndër…?!!

Pra , ata shtratin e ndajnë me ne , kurse karrigen jo…?! Por edhe po u bëre dhëndër , si kryeministër e ha si brahman (Rrahman) Morina nga bashkëshortja…?!  Si duket te serbët, dashuria për atdhe është më e lartë se ajo bashkëshortore…?!

 

Çfarë nënkupton  fjala tradhti?!

Si pas fjalorit shqip –shqip, fjala lidhet me atë që tradhton, pret në besë ; lë në baltë atë të cilit i duhej ndihmuar t’i mbajë besën, si: mikut , vëllait , kombit, atdheut etj. Thjesht , nocioni nënkupton një marrëveshje paraprake – besë apo kurorëzimi me dikë  që  nuk bënë  as se si të shkelet..?!

Nga ky aspekt, nëse Abazoviq, nuk kish kurrfarë lidhjeje  bese me shqiptarët në aspektin e përfaqësimit të tyre (sepse garonte me ata që ndihen qytetarë), ai as që mundet të quhet tradhtar..?! Nga se  nuk shkeli asgjë  me shqiptarët , prandaj as që pritej të  fliste në emër të tyre –para presidentit…?! Edhe pse  po arsyetoj që  Bardhi , Dinosha , Peroviq , Shkrela dhe Gegaj kanë pranuar në një darkë para shpalljes së pavarësisë para një delegacioni amerikan që edhe ata janë të ngjashëm si përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Pra , për mua fajin këtu  e ka vetë tradhtia se sa tradhtia..?!

Nikollë Gegaj

Shih Nikollë Gegaj –Dps, e pranon se në darkën me amerikanët, Bardhi dhe Dinosha , e kishin pranuar që ata të dy si deputetë nacionalë  janë një lloj me këta të DPS-it, po nënkuptohet edhe me këta të opozitës malazeze  të tipit të Dritan Abazoviqit  që mungonte…, sepse në këtë kohë  ish  ende i  vogël. Edhe pse llojin e tij e hasim në mesin e shqiptarëve një çikë më herët-  që në kohën e Mbretit Nikollë , të cilët  edhe e përmbysen pasi  kaluan  në krahët e Pashiqit serb…?!!

Them të vërtetën(shikuar nga jashtë) unë  edhe u mahnitëm shqiptarëve  kur gjejnë kohë dhe shkojnë të votojnë shqiptarët. Në aspektin kur ende pas gjithë kësaj, hala  rrinë tok  së bashku, duke ulur kokën para atyre  që deklarohen  “të  vendosur” dhe atyre “ me një qëllim…”?! Kur” vendosja “dhe “qëllimi” i tyre tashmë po shihen se moti u ka humbur  diku thellë në amzën e DPS-it….?!