Betimi Solemn i Genci Nimanbegut si Nenkryetar i Parlamentit – Video

November 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Betimi Solemn i Genci Nimanbegu si Nenkryetar i ParlamentitNë seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq u zgjedh kryetar i ri i këtij institucioni. Për nënkryetar të Kuvendit u zgjodhën Branimit Gvozdenoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” Genci Nimanbegu.

Për zgjedhjen e tyre me votim të fshehtë votuan 42 deputetë të cilët ishin prezent në sallë. Deputetet e opozitës bojkotuan seancën.

Deputeti i PDS-së Obrad Stanishiq tha se Nimanbegu është dëshmuar si luftëtar për interesat e Malit të Zi, e sidomos kur bëhet fjalë për prioritetet e politikes së jashtme.

Nimanbegu nuk harroi as mjedisin nga vjen, as popullin të cilin e përfaqëson, përkundrazi, ai ka potencuar këto çështje. Jam i bindur se me zgjedhjen e tij puna e parlamentit nuk do të përmirësohet, tha Stanishiq.

Monitor