Brajoviq u zgjedh kryetar i kuvendit të Malit të Zi

November 24, 2016   | Ngjarjet - Events

IVAN-BRAJEVIQNë mbledhjen e sotme konstituive të parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq u zgjedh kryetar i kuvendit me votat e 42 deputetëve tëpranishëm. Ai duke dhënë betimin ka theksuar se detyrën do ta ushtroj sipas ligjit dhe kushtetutës, me nderë përgjegjësi dhe dinjitet. Në mbledhjën e sotme të kuvendit nuk kanë marrë pjesë deputetët opozitar.

Kryetari I sapozgjedhur i kuvendit Ivan Brajoviq i ka ftua të gjithë deputetët e zghedhur me vullnetin e popullit që sa më pare të kyçën në punën e parlamentit duke shtuar se bojkotimi asnjëherë nuk ka sjedhë gjë të mirë. Ai pas zgjedhjes në këtë funksion u ka deklarua gazetarëve se kuvendi duhet të punoj në mënyrë më efikase duke shtuar se di  të përpiqt që ta udhëheq atë me përkushtimin më të madh të mundshëm.

TVCG