Frank Shkreli: Urimet më të përzemërta për 28 nëntorin

November 28, 2016   | Bota

Frank ShkreliGëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit.  U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar dhe për shumë vjetë Dita e Pavarësisë Kombëtare.   Njëkohësisht, në këtë ditë të shënuar, i lutem të Madhit Zot për një bashkim, dashuri, pajtim dhe mirëkuptim sa më të madh midis shqiptarëve kudo që jetojnë, e sidomos atyre në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë  trojeve shqiptare shekullore në Ballkanin Perëndimor, por edhe të gjithë mërgimtarëve, “gjakut të shprishur”, të përhapur anë e mbanë botës.

Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe.

Me përshnetje dhe urimet më të përzemërta nga Amerika,

Frank Shkreli