Kupa Pavarësia: Prishtina kualifikohet në finale, mposht Otrantin nga Ulqini

November 28, 2016   | Shoqëria / Društvo

prishtina-otrant-ulqiniPrishtina ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-0 Otranti nga Ulqini në ndeshjen e parë prej 45 minutash në kuadër të turneut miqësor të Pavarësisë.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Selman Stermasi’ u zhbllokua në limitin e kohës shtesë pasi kapiteni i Prishtinës Gentrit Begolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Fituesi në përballjen mes Shkëndijës së Tetovës dhe Kukësit do të përballet në finale me Prishtinën.

Indeks online