U arrit të bëhet nënshkrimi i pakicave per formomin e Qeverise – Video

November 28, 2016   | Politika

U arrit të bëhet nënshkrimi i pakicave per formomin e Qeverise-Mali-ZiNe Vilen Gorica ne Podgorice u be nenshkrimi i dy marreveshtjeve  per formomin e Qeverise se ardhshme te Malit te Zi. Nenshkrimi i marreveshtjes se pare u be ne mes te pakicave, gjegjesisht Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur”, Partise boshnjake dhe Iniciatives qytetare kroate. Ne parim ata kane nenshkruar pikat me kryesore te cilat kane te bejne me zhvillimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave te perbashketa si pakica. Ne emer te Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur” marreveshtjen e kane nenshkruar lideret e tre subjekteve, per Forcen Nazif Cungu, per UDSH-ne Mehmet Zenka dhe per ASH Gjergj Camaj. Poashtu ne emer te Partise boshnjake marreveshtjen e ka nenshkruar kryetari Rafet Husoviq, kurse ne emer te Iniciatives Qytetare kroate Kryetarja Marija Vucinoviq. Gjate ceremonise se nenshkrimit te pranishem ishin edhe deputet dhe anetare te tjere te organeve partiake te subjekteve ne fjale.

Pas nenshkrimit te marreveshtjes se pakicave, pasoi edhe nenshkrimi i perbashket i subjekteve te cilat do te formojne qeverine e ardhshme: Partia demokratike e socialisteve e cila ne kuvend numeron 36 mandate, Partia Socialdemokrate me 2 mandate, Partia boshnjake me 2 mandate, si dhe Koalicioni “Shqiptaret te vendosur” dhe Iniciativa qytetare kroate me nga nje mandat.

Koalicioni “Shqiptaret te vendosur” ne mandatin e ardhshem 4 vjecar ne qeveri do te perfaqesoje Ministrine per te drejtat e njeriut dhe te popujve pakice, kurse sipas marreveshtjes ne Kuvendin e Malit te Zi dite me pare si nenkryetar i Kuvendit eshte emeruar deputeti Genci Nimanbegu.

Pervec dy posteve kryesore, koalicioni do te kete hapesire kuadrovike ne pushtetin e ardhshem ne masen prej  3,5 % , keshtuqe mbetet ne periudhen e ardhshme te behet perzgjedhja e kuadrove reprezentuese ne nivel shteteror.

Sa u perket kerkesave per te cilat jane dakorduar Koalicioni “Shqiptaret te vendosur” dhe Partia demokratike e socialisteve, duhet te vecohet afatizimi i Vendimit qe Komuna e Tuzit te fitoje statusin e plote, pastaj Kthimi i prones se Ullishtes se Valdanosit, Kriporja te shpallet zone e mbrojtur dhe te behet prodhimi i kripes, Plani Hapsinore Urbanistik i Komunes se Ulqinit te punohet sipas kerkesave te Komunes se Ulqinit, Buna te kete ndryshime ne zonen e te Mirave detare, ku parashihet qe vetem gryka e Bunes te jete ne kompetenca te Mirave detare, pastaj ndryshimi i ligjit mbi te Mirat detare, ndryshimi i ligjit per prishjen e rendit dhe qetesise, perdorimi i lire i simboleve nacionale, rishqyrtimi i Kontratave te privatizimeve ne ekonomine e turizmit, si dhe mjaft ceshtje tjera te cilat parashihen ne marreveshtjen e nenshkruar e te cilat kane te bejne me kerkesat e kahmotshme te shqiptareve.

Mbetet te shohim nese kesaj radhe do te kete realizim konkret apo nenshkrimet perseri do te mbeten vetem pjese e arkives protokollare te subjekteve nenshkruese.

TV TEUTA