Nika: Duke e pritur kiametin…?!

November 29, 2016   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet   Nika

Politikani shqiptar Mehmet Zenka nga Ulqini nderohet me titullin “Misionar Paqeje “ e tash edhe ministër….?! Ja pra që nuk e kanë  thënë kot: dikush kalin me kapistall dikush fatin për ministër-  nuk dihet se ku e fiton njeriu….?! Paj edhe Filipi di diçka…?!

Aferim edhe  tjerëve për largpamësi që shihen  në ceremoni …?!!

E këta që  u mungon largpamësia   :  le të presin, kanë nge  zgjedhjet vinë prapë ”?!!  LE TË AGJEROJNË…?!!

Shtat  mijë vetë nuk kanë dalë hiç në zgjedhje në Ulqin dhe s’ prish punë.., nuk u bë nami- QAMETI ?!

Donë  shokët “ në  agjërim ” ,  le ta mbajnë,  veç inshalla dalin prej agjërimit për Bajram Të Madh- zgjedhje lokale që bien  për 8 muaj…?!!

Edhe pse mua  për momentin nuk më pyet kush “  Kur bjen Bajrami…”?! po shtoj:

Transmetohet se si një herë një beduin i shkretëtirës arabike  pasi kish udhëtuar   për  te i pari i shtetit dhe  fesë e  pat pyetur  atë  për shqetësimin e vet,   se   kur do ndodhë  kiameti… ?!

Profeti a.s. iu përgjigj shkurt – parafrazoj:  Prite atë kur punëve  të shtetit dhe me përgjegjësi tu dalin zot të pa aftët( të pa shkollë) dhe të pandershmit….?!

Këto ishin mendimet e para që më erdhën në kokë kur shfletova gazetën Dan,  në të cilën për ministrin e porsa zgjedhur  Mehmet Zenka thuheshin fjalët:” Filip Vujanoviqi- amnistoi(fali) liderin e  UDSH-së për shkëmbim zjarri në të cilin një person ishte lënduar. Zenka  ishte i përfshirë edhe  në një incident në seancën e Parlamentit të Ulqinit, ndërsa  në vitin 2011 u rrah nga një grup i qytetarëve të Kosovës…” , kaq dhe mendoj se mjafton për të kuptuar shqetësimin tim rreth   shenjave të  kiametit …?!!

Por si dëshmitar i asaj kur  në gazetë thuhej     që  :  “… sesioni i KK  Ulqin , mbajtur në  mes  të vitit 2012 mbeti  nën hijen e një incidenti të rëndë, ku këshilltari i UDSH-së  Mehmet  Zenka , e shtyri  shefin e  sigurisë Izet Dragën…”?! Kemi për të shtuar , se  kjo ngjau gjatë sulmit të  Zenkës,  mbi  këshilltarin Genc Nimanbegu dhe replikave  të  më hershme  tepër të ashpra e  të ndërsjella  ,  ndërsa  nuk munguan as ata të tipit që Zenka  i tha Gencit( pa me nderë e me thanë para jush?! : Felë e  byth shkymun…, bashkë me tjerët  e Udsh-së, të cilët i drejtoheshin Gencit , me fjalët: që nuk ke kryer as shkollë (fakultet) dhe bën për deputet, ndërsa ky mbrohej me fjalët : “ …mirë unë që jam pa diplomë.., por mua së paku ,  më mbajnë mend kolegët që isha në fakultet…, por këta të tuajt( UDSH) nuk i ma kush mend fare as të kenë qenë studentë..?! E sot kanë diploma…??!!!

Ndërsa së fundmi , po thuaj sa  nuk e pësoj fare  kot  nga Zenka edhe  këshilltari – poeti Hajredin Kovaçi,  prania e të cilit si i përndjekuri i parë politik  nga  Ulqin dhe pjesëmarrës në  demonstrata të 81-shit( ku pati rastin të dëshmohej edhe M. Zenka , si brucosh i juridikut…,  shohim se atë edhe pa folur fare  prania e  Kovaçit e “ iritonte “…?!  Mbase  “ si patriot” që Zenka  ish..,  por jo që atë herë   në aspektin që  shkruan Dan, pamë t’i  thoshte  Dinit: “ Shoi  bythes aty more Hajrudin Kovaçi se nuk  të dvet  ty kush …” ?!!

Edhe pse  Dini,  në mënyrën më të kulturuar i thoshte duke arsyetuar nga vendi me fjalët : “ të është dukur ty more Met se unë nuk  fola gjë…”?!!

 

Vazhdon:

 Dallimi i Dinoshës  dhe Mehmet Zenkës si ministër i pakicave