Kryetari i Preshevës: Unioni i shqiptarëve nuk është projekt nacionalist

December 1, 2016   | Shoqëria / Društvo

Shqiprim ArifiKryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka konfirmuar se në Tiranë u nënshkrua marrëveshja për formimin e Unionit të pesë komunave shqiptare.

Atë Union, tha Shqiprim Arifi, krahas kryeqytetit shqiptar, e përbëjnë Ulqini, Prishtina, Tetova dhe Presheva dhe theksoi se kjo nuk do të thotë destabilizim i rajonit dhe proceseve pozitive që ndodhin në Serbi.

Arifi, për agjensinë e lajmeve Tanjug, shpjegon se ky nuk është një projekt nacionalist dhe që komuna e Preshevës është pjesë e asociacioneve të tjera në Serbi dhe rajon.

Shqiptarët nga Serbia e jugut, thotë Arifi, duan që të përmirësojnë jetën në komunat ku jetojnë.

Shqiptarët, precizoi ai, duan që në njëfarë forme të krijojnë Bashkësinë e komunave shqiptare dhe diçka e tillë, konsideron Arifi, mund të pengojë vetëm nacionalistët të cilët janë kundër progresit dhe proceseve të mira në Serbi.

“Ky projekt nuk është kurrfarë kërcënimi, por një marrëveshje për shkëmbimin e përvojave prej shumë qyteteve. Shqiptarët në Serbi në vitet e fundit kanë treguar se duan të marrin pjesë në proceset në Serbi dhe se si pjesë e shoqërisë të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Arifi.

Veliaj-me-kryetaret-e-bashkive-shqitpare-te-rajonit-Nazif-Cungu

Takim i kryetarëve të këtyre komunave u mbajt në Tiranë, me qëllim të inicimit një lloji të komunikimit të brendshëm, midis anëtarëve të popullit shqiptar që duan të ndajnë përvojat, sidomos ata që jetojnë në komunat më të mëdha në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Ne konkluduam se kjo ndihmon për të përmirësuar komunat tona në frymën e Bashkimit Evropian, sepse duhet të komunikojmë dhe të përgatisim qytetarët tanë për sfidat që na presin kur të jemi pjesë e BE-së”, tha Arifi.

Në veçanti i vjen keq, siç thotë Arifi, që media të caktuara në Serbi, formimin e Unionit e paraqitën si të ishte një projekt nacionalist, e që, tha ai, shkoi deri te kreu i Qeverisë së Serbisë, dhe për këtë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari reagoi edhe kryeministri, Aleksandar Vucic.

“Unë ju garantoj se ky nuk është një projekt nacionalist, nuk synon të destabilizojë rajonin dhe proceset pozitive që ndodhin në Serbi. Në veçanti, ne nuk duam që për të mirën e qytetarëve të mos ngarkojmë marrëdhëniet dhe komunikimin e mirë që e kemi me Qeverinë e Serbisë dhe ministrive të ndryshme”, tha ai.

Shqiptarët nga Serbia e jugut, pretendon ai, tregojnë tendenca krejtësisht të ndryshme dhe si qytetarë janë të orientuar si qytetarë të Serbisë.

Por, shtoi ai, ne duam të respektojnë të drejtën e qytetarëve tanë që jetojnë në Preshevë, të cilët janë kryesisht shqiptarë.

Union i pesë komunave shqiptare, për të cilin është nënshkruar marrëveshja më 28 nëntor, në ditën e flamurit shqiptar në Tiranë, nuk është i dëmshëm, thotë Arifi, duke shtuar se ai ishte dakord me kryeministrin Vucic, që tha se kjo nuk e ka habitur, sepse kjo është Iniciativë e qytetarëve.

“Ne në Preshevë, për shembull, kemi nevojë për dixhitalizim të pushtetit lokal dhe për këtë ne mund të marrim modelin nga Tirana, e cila në për këtë ka një përvojë të çmuar. Jo vetëm ne, por edhe komunat tjera në Serbi. Ne jemi thjesht pragmatik …”, ka përfunduar Arifi.