Nimanbegu: Nëse shkelet marrëveshja nga PDS-i, do tërhiqemi nga qeveria

December 1, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Genci-Nimanbegu-ForcaFunksionari i lartë i Forcës së re demokratike dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka deklaruar se nëse PDS nuk plotëson të premtuarën, hapat e mëtejmë të kësaj liste zgjedhore janë shumë të qarta, raporton portali Ul.info.

“Ne kemi qëndrim të qartë që marrëveshja e koalicionit duhet të analizohet rregullisht, përmbushja e saj dhe të ngjashme. Nëse do të ketë arsyetimi dhe mosrespektim të marrëveshjes ne jemi të gatshëm të anulojmë përkrahjen kësaj qeverie”, tha ai në deklaratë për Radio Europa e lirë.

Ky medium rikujton që para zgjedhjeve Nimanbegu ka deklaruar se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të jetë pjesë e Qeverisë “vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit”.

Tekstin e plot mund ta ndjekni në: Albanske stranke vjeruju da će zaštiti Valdanos i Solanu