Gjeloshaj: Shqiptarët në Mal të Zi duan tre mandate të garantuara në Parlament

December 2, 2016   | Ngjarjet - Events

Nik-GjeloshajFunksionari i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se angazhohet për ndryshimet e legjislacionit zgjedhor, sipas të cilave do të garantoheshin 3 mandate, të cilat do t’i ndanin listat shqiptare që kalojnë pragun prej 1 për qind. Qëllimi i ynë është që votat të cilat do të jepen për parti shqiptare të pasqyrohen në mënyrë adekuate. Ligji në fuqi nuk ka karakter afirmativ, përveç për pakicën kroate.

Ai angazhohet që të rritet pragu nga 0.7 për qind për listat që do të marrin pjesë ndarjen e mandateve dhe të garantojnë tre mandate që do t’i ndanin listat shqiptare, të cilat do ta kalonin pragun prej 1%. Funksionari i Alternativës shqiptare e cila, së bashku me Forcën e re demokratike dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, përbëjnë koalicionin Shqiptarët e vendosur, konsideron se ky do të ishte aksion afirmativ.

Partia Demokratike e Socialistëve është e obliguar me marrëveshje të Koalicionit me Koalicionin Shqiptarët e vendosur, që do të iniciojë ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, sipas të cilit shqiptarët do të fitonin vendet e garantuara në parlamentin e Malit të Zi.

TVCG