Komuniteti LGBT i bën ftesë ministrit Zenka të marrë pjesë në paradë

December 2, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mehmed-Zenka-Këshilli organizativ i Montenegro prajd-it dhe organizata Kvir Montenegro kanë ftuar ministrin e porsazgjedhur për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenken që të marrë pjesë në Paradën e krenarisë, e cila është caktuar për 17 dhjetor, raporton portali Ul.info.

“Besojmë që angazhimi i Juaj gjatë mandatit të filluar pak kohë më parë do të shënohet me përkrahjen Tuaj të plotë dhe direkte të drejtave tona të njeriut, si dhe me miratimin e zgjidhjeve ligjore të cilat në masë të madhe do të rrisin niveli e barazisë në kornizën ligjore të Malit të Zi, si dhe i bërë në mënyrë profesionale duke ndjekur shembujt e ministrave nga vendet e zhvilluara me traditë të gjatë në demokraci”, thuhet në ftesën e dërguar Zenkes.

Iu dërgua edhe ftesa që me fjalim përshëndetës t’i drejtohet të pranishmëve në këtë tubim.