Ulqinjaku që mori pjesë në ceremoninë e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.)

December 3, 2016   | Reportazh / Reportaža

Ulqinjaku-Shaban-Burri-Qerbela-IrakZotëri Shaban Burri shqiptarë nga Ulqini që jetonë në Gjermani, ishte  një mysafir i veçantë në oborrin dhe Xhamin e Imam Husejnit a.s. në Qerbela.

Pjesëmarrja në këtë Marshim domethënës  për në Qerbela ka qëllime  të ndryshme. Qëllimi politik është që të bëhet vetëdijesim i popullatës që kurrë mos të lejojnë shtypjen dhe padrejtësinë. Prandaj edhe motoja e sivjetshme e Qerbelasë “ Kurrë nuk heqim dorë nga  mbështetja e fesë sonë “  ka domethënie dhe mesazh të madh për gjithë botën. .

Është moto shumë e mirë posaçërisht në kohët e sotme islamofobe dhe sidomos në kohën e këtyre trazirave në botë.

Dy letrat,  mesazhe të Sayyed Ali Hamaneit  janë shumë mesazhe vetëdijësuese, për  të cilat ne kemi punuar në diasporë dhe kemi bërë  shumëzimin , përkthimin dhe shpërndarjen e këtyre mesazheve që kanë pas efektin e vet në botë.

Pjesëmarrja e vizitorëve është madhështore sepse çdo vit i bashkohen shumë e më shumë mysliman, por edhe të krishterë janë pjesëtarë të veçantë që kanë shumë respekt.

Pa dyshim se ceremonia e Ashurës simbolizon unitetin e myslimanëve. Marshi i njohur që është i gjatë më se 80km  na bënë që gjatë kësaj rrugës të hymë në dialog dhe të njohim pikëpamjet e ndryshme të të popujve të botës, unë për vete në këtë rrugë e shohë se Imam Sayyed Ali Hamenei është Muslim Akili i kohës së sotme.

Nikoqirësia e Irakianëve, na ka befasuar dhe lënë përshtypje të papërshkrueshme sepse përkrah gjendjes së tyre jo edhe aq të mirë, ata janë të gëzuar kur neve na shërbejnë me pije të nxehta gjëra ushqimore etj etj

Bojkotimi i medieve botërore për mosmarrjen e tyre në këtë manifestim në Qerbela është e padrejtë sepse njerëzit duhet të njoftohen me këtë manifestim, solidarizim të vetëm të këtij lloji.

Kjo vizitë më ka ndryshuar mendjen dhe jetën. Pamjen dhe botëkuptimet e myslimanëve nga bota mbarë më detyrojnë të ndryshojë mendjen, për dashurin dhe unitetin, të largohemi nga injoranca, dhe çdo mysliman në vete të prezantojë islamin dhe ne duhet të ndryshojmë për të mirën e vetes dhe shoqërisë.

Mesazhi im për shqiptarët është uniteti në mesin e myslimanëve si dhe toleranca dhe bashkëjetesa të jenë pik dhe fushë që duhet të veprojmë dhe të punojmë më shumë. Duhemi gjithsesi të e mbajmë unitetin pa marrë parasysh nga cili shtet jemi, Shqipëria, Kosova apo Maqedonia kudo që jemi ne jemi shqiptarë .

Burimi: MediaeLire.net