Per Ulqinin eshte momenti i se vertetes: Flet Canka dhe Peroviqi

December 4, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Mustafa-Canka-Xhemal-Peroviq-Marrëveshja “Shqiptarët të vendosur” – PDS: Shpejtë po afrohet momenti i të vërtetës

Gazetari Mustafa Canka ka deklaruar se vendet në të cilët jetojnë Shqiptarët janë më të pazhvilluarat, ndërsa nuk ka as paralajmërime që do të fillojë ndërtimi i të paktën një hoteli cilësor edhe pse rregullisht janë nënshkruar njëfarë aneksesh të kontratave privatizuese nga të cilët asnjëri nuk është respektuar, raporton portali Ul.info.

“Njëjtë sikur edhe i ashtuquajturi Aneksi 2, në korrik të vitit 2015, në mes të Forcës së re demokratike dhe PDS-së. Edhe atëherë, sikur dhe tani, çdo gjë është precizuar dhe është afatizuar në kohë. Dhe çdo gjë mbeti në letër”, tha ai për “Vijesti”.

Por, siç shtoi, koha morri përshpejtim. “Momenti i të vërtetës po afrohet, e ai është pranvera e vitit të ardhshëm. Prandaj për çdo ditë do të rritet nervozi si të afrohet afati të cilin vet vetes ja kanë dhënë për realizimin e të nënshkruarës. Po shohim tani që në terren kanë filluar mosmarrëveshjet”, përfundoi Canka.

 

Peroviq: Liderët shqiptarë lidhën fatin e vet për regjimin

Aktivisti qytetar Xhemal Peroviq ka thënë se pakicat vetëm nga pozita e pushteti mund të realizojnë interesat e veta specifike, kushdo qoftë ai, raporton portali Ul.info-

“Nuk është risi paralajmërimi dhe pritshmëria për njëfarë garancish nga ato të cilët, përndryshe kanë ndikim në rrjedhat politike në Mal të Zi. Por këto garanci nuk erdhën as atëherë kur këto parti kishin përfaqësim më të madh. Ndoshta për arsye se ishte i vullnetshëm roli i satelitit”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, qëndrimi i liderëve shqiptarë në pushtet ka bërë që ato të largohen nga problemet reale të qytetarëve dhe fatin e vet e lidhin në mënyrë të pakthyeshme me regjimin.

“Mirëpo, në këto zgjedhje kishte edhe vibrime të mira. Edhe në opozitë dhe në trupin zgjedhor shqiptar, e guxoj të them edhe në trupin votues të PDS-së. Do të ketë ndryshime në skenën politike, si dhe ndër subjektet shqiptare. Diçka prej kohësh është e kalbur, por tani disi i vjen erë e keqe më tepër. Ndryshimet janë të pashmangshme”, shtoi Peroviq.