Nika: Këshilli nacional deri dje ishte i dëmshëm tash është i rrezikshëm

December 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Pasi po ndodhë që Mali i Zi në  fazën e  hapjes së kapitujve  për  INTEGRIME EVROPIANE,  nuk po  përballët  ” me asnjë kusht në planet e kapitujve  për të drejtat  e pakicave”, që  bukur mirë  e ceku Ali Salaj ?! Shih rasti i  kapitullit  për  arsim e kulturë,  i cili u hap dhe u mbyll brenda ditës , pasi nuk pati vërejtje nga shqiptarët.  Sipas neve , nuk do duhej të ishte krejt kështu…, do profesorë të shqipes( në Ulqin) i kishin përpiluar  ankesat dhe i kishin deponuar në drejtorinë e shkollës.

Po çfarë u bë më tej  me fatin e tyre – veç një Zot mund ta dijë…?!!

Për momentin, krijohet përshtypja se Këshilli Nacional, ku marrin pjesë përveç tjerash edhe gjithë deputetët  të jetë  formuar si i tillë- i gjymtë(sakat),  me plan , diku shumë më herët në prapaskenë të qeverisë me  shqiptarët, kuptohet duke bashkëpunuar në mënyrë intime “ me ndonjërin…”,    me qëllim të devalvimit të institucionit të këshillit në formim,  në momentin më kritik që pritej të vinte si puna e hapjes se integrimeve evropiane  dhe  paraqiste kështu  një test për demokracinë malazeze?!!

Babai i tij në bazë  të  do shkrimeve për opinionin malazez, por jo shqiptar,  rezulton të jetë   Ferat Dinosha, i cili idenë realizimit  e  kish përzgjedhur ta  promovojë fillimisht  para  serbo- malazezëve” të kulturuar” , në revistën “ Glas Crnogoraca..” e për të cilën duke filluar nga   unë” si më i informuari “ e deri te intelektualët e mirëfilltë ishte sekret…?

Bile as Bardhi , po duket nuk e kish nuhatur…?!

Por për çudi,  as vetë Dinosha , si ish ministër nuk e dinte , në se në te mund të zgjidheshin  ata që kishin funksione politike…?!

Andaj këshilli kështu si na e la  Dinosha, (me këtë enigmë)del të jetë  i pushtuar nga njerëz me  shkollë të mesme  – kamerierë , tregtarë , zdrukthëtarë  dhe ndo një nga ata që “ven  mullar…”?!

Atëherë – veç dihet, në se  leu sakat , kush  mundet prej tyre të jetë kujdestar i çështjes…, gjatë hapjes së kapitujve të cekur….?!

Mjerisht edhe po t’i pyesësh pse s’ka ankesa  prej këshillit për arsim e kulturë?! Si ndodhi kjo punë kështu  që  nuk deponuat vërejtje ?!

Të thonë : po shiko.., a di…, po a di…, ndal  njëherë a se  di  si shkojnë  këto punë…, unë mendoj ndryshe…., e përralla tjera si këto…?!

Mancini “ E kam frikë lirinë e dhuruar..”?!

Ndaç thuaj bukë  e ndaç thuaj pane- veç pa te shteti mos t’mlane…”?!

Kështu  këndonte Fishta dje  , gjatë pushtimit italian, e po na përsëritet sot me këta   shqiptarë që rodin e tyre e hasim edhe sot , në maje të piramidës nacionale në Mal të Zi….?!!

 O BOBO ÇNA GJETI…?!!

Mund ta merreni me mend se çfarë po ndodhë. Duke kujtuar edhe më tej , që asnjë nga këta që njihni e shihni, nuk ishin modeli im politik, atëherë pa dashje më imponohet të flas për vete, para  JUVE,  “  të  vërtetën  lakuriq..”?!

E vërteta edhe lakuriq po të jetë mbetët e bukur, për dallim të shëmtisë që  lakuriq është e  pështirë?!

Për këtë konstatim të cilin disa e kontestojnë, më kënaqte shumë Shyqyr Alushi , kur thoshte se” mua më    pëlqen fytyra e   bukur (lakuriq) , pastaj uji që rrjedh dhe bari jeshil..?”

Si duket,  këtyre gjërave bashkë me të vërtetën nuk u  ka hije  të maskohen sepse në vete janë më të bukura të zbuluara – lakuriq sesa të maskuara?!!

Unë e di mekëto punë donë guxim dhe përkushtim , por as njëherë nuk ishte lehtë…?!

*****

Kujtoj këtu se kur isha sekretar partie  dhe deputet , më pyeti një ditë nëna: “ Çfarë pune bënë , më kanë thënë se je i Zoti…dhe ke punë të mirë…?!

E  unë  i thash po  – Spiunoj  shtetin tim  para  të huajve…?! Mjaftë  më tha –  mos më kallëzo më…., tesh po  të fusin prapë  brenda..?! Aty thash e kam lënë jorganin…?! Dhe pas kësaj,  pasoj një qeshje e zezë e të dyve…?!!

Plotësoj  se atë ditë   pata refuzuar  një takim me Karlla  Del Ponten, në  rekomandim  nga sekretari i kuvendit  të Malit të Zi,  duke i thënë që  më mirë do ish ta bëjë  takimin me e Bardhin ?!! Sepse kështu i kishim të rregulluara punët atëherë në koordinim progresiv…?!

Kujto  rastin  e “ Shtëpisë së Verdh…”?! Mbase bëra edhe mirë që nuk u turra për takim…?!

O zot  sa më ka marrë malli ta dëgjoj nga Këshilli Nacional apo   nga partitë nacionale , ndonjë ankesë, tashti kur është hapur libri i ankesave në Podgoricë. Po kujt ia mba , po duket të ankohet , përveç Aliut?!!

E sidomos  kam dëshirë ta dëgjoj  këtë, nga ata që betohen shqip FALA– miners…?!!

Se premtimet do të dështojnë( për të cilën folën disa..) iu garantoj unë- shih edhe këtë kumtesë të marrëveshjeve të më hershme…?!!

Garancite e shtetit bere Ulqinit

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„