Richard Lukaj: Bordi i Drejtorëve i Fondacionit të A.U.K filloi fushatën vjetore të mbledhjes së fondeve me një koktej në SHBA

December 13, 2016   | Kulturë / Kultura

Rich-Lukaj-New-YORKMë 3 dhjetor 2016, Komisionit për Zhvillim i Bordit të Drejtorëve të AUKF organizoi një koktej për mbledhje të fondeve në shtëpinë e Kryesuesit Richard Lukaj në Connecticut, SHBA. Një numër të diplomuarish nga RIT Kosovë™ (A.U.K), disa prej të cilëve janë duke ndjekur studimet e mëtejme në SHBA, iu bashkuan kësaj ngjarjeje, së bashku me anëtarë të tjerë të bordit të RIT Kosovë™ (A.U.K) President Sharon Y. Hart, dhe mysafirë të ftuar, duke përfshirë Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në SHBA, znj. Teuta Sahatqija. Në këtë pritje, dhe në punët përgatitore që çuan deri në këtë ngjarje, Bordit të Drejtorëve ka marrë premtime prej $200,000 nga anëtarë të bordit dhe miqtë e tjerë për të mbështetur studentët e RIT Kosovës ™ (A.U.K) në ndjekjen e studimeve të tyre. Një storie e shkurtër është transmetuar nga RTV 21 dhe korrespondenti i tyre në SHBA, z. Halil Mula, të cilën mund të përcillni këtu: http://rtv21.tv/web/nju-jork-takim-fondmbledhes-per-studentet-kosovare-video/. Një video më e gjatë është përgatitur nga organizata “Kultura Shqiptare”, dhe mund të gjendet këtu: https://www.facebook.com/adembelliu/videos/10157892302150367/.

Me këtë rast, Kryesuesi i Bordit z. Lukaj theksoi: “Një nga pikat tona më të forta është përfshirja entuziaste, personale e anëtarëve tonë të bordit, administratorëve, ligjëruesve dhe të diplomuarve në krijimin e ndjenjës së komunitetit. Ne besojmë se mundësitë për shkollim të lartë duhet të ekzistojnë për të gjithë ata që i kërkojnë ato, dhe Bordi i Drejtorëve është duke punuar shumë për të siguruar ndihmë të konsiderueshme financiare për ta vënë në dispozicion çdo vit për studentët tonë. Ne punojmë me individë, korporata dhe agjencitë qeveritare bujare, për të gjetur resurse shtesë për t’i mbështetur studentët tonë dhe angazhohemi që t’i ndihmojmë studentët të gjejnë punësim dhe kredi studentore për të përfunduar arsimin e tyre. Duke pasur këtë parasysh, kam kënaqësinë të nis fushatën e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të AUK-së për mbledhjen e fondeve për këtë vit akademik.”

Sipas Presidentes së RIT Kosovë™ (A.U.K) Sharon Y. Hart “Arsimi i lartë gjithmonë ka qenë motori i ëndrrës amerikane dhe e njëjta duhet të vlejë edhe për Kosovën. Studentët shpeshherë kërkojnë ndihmë financiare për të ndjekur programin arsimor. Jam e lumtur që Bordi ka rritur objektivin e mbledhjes së fondeve për këtë vit, dhe këto resurse shtesë janë shumë të mirëpritura për studentët e tanishëm dhe të ardhshëm. Roli im në këtë proces është t’i krijojë kushtet që tërheqin investime filantropike në këtë institucion”.

RIT Kosovë™ (A.U.K) është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë me mësimdhënie vetëm në gjuhën angleze. Gjithashtu, është institucioni i vetëm në Kosovë diplomat e të cilit janë të akredituara dhe pranuara në mbarë botën falë partneritetit me Institutin e Roçesterit për Teknologji (RIT) në Nju Jork.

RIT Kosovë™ (A.U.K) menaxhohet dhe mbështetet financiarisht nga trusti jofitimprurës i Shtetit të Nju Jorkut, Fondacioni i A.U.K. (AUKF). Fondacioni i A.U.K njihet nga Shërbimi i të Hyrave të Brendshme të SHBA-së si organizatë jofitimprurëse sipas nenit 501(c)(3). Tatimpaguesit e SHBA-së mund t’i deduktojnë kontributet që i bëjnë në Fondacion nga tatimet e tyre në të ardhura deri në masën e lejuar me ligj. RIT Kosovë™ (A.U.K) është OJQ e Kosovës me Status të Përfitimit Publik, në të cilin qytetarët dhe bizneset e Kosovës mund të bëjnë kontribute dhe t’i zbresin ato nga tatimet e tyre deri në masën e lejuar me ligj.

Miqtë e RIT Kosovë™ (A.U.K) mund të japin kontribute financiare për universitetin, përmes PayPal apo kartelave kryesore të kredisë: http://kosovo.rit.edu/home/giving-donations.html.

Za Srpski jezik:  Bord poverenika AUKF-a svečano obeležio početak godišnje kampanje prikupljanja novčanih priloga prijemom u Sjedinjenim Američkim Državama

 

Media Contact: Visar Jasiqi, COO RIT Kosovo™ (A.U.K) 049 238 248

Copyright © RIT Kosovo™ (A.U.K)

ph: + 381 (0) 38 608 608   ·   fax: +381 (0) 38 608 024   ·   web: www.kosovo.rit.edu

YouTube Preview Image